Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë rikthyer në sallën e Kuvendit pas pauzës gjatë seancës ku po diskutohej për çmimet e naftës.
Në nisje të vazhdimit të seancës, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, bëri të ditur se radha për fjalë i takonte grupit parlamentar të LVV-së, por asnjë prej deputetëve të këtij subjekti nuk ishte i pranishëm në sallë.
“Duke se s’ka ardhur askush prej tyre, të paktën deri tash”, ka deklaruar Gola.
Pas kësaj, ai ia dha fjalën deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për të vazhduar diskutimin në seancë.
Në këtë seancë pike e rendit të ditës ishte vetëm një Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit.







