Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një minutë heshtje në fillimin e seancës në përkujtim të masakrës së Srebrenicës, të kryer 28 vjet më para nga forcat serbe.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kjo është maskara më e madhe e kryer në Evropë pas Lutës së Dytë Botërore.
Ai tha se krimet e gjenocidit nuk vjetrohen kurrë, duke uruar që kriminelët të marrin dënimin e merituar.
“Nesër (të marët) është 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së Dytë Botërore në kontinentin Evropian. Më 11 korrik të vitit 1995 forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë 732 boshnjakë në Srebrenicë. Parlamenti i Kosovës para dy vite ka miratua një rezolutë në kujtim të masakrës së Srebrenicës, propozoj ti nderojmë të rënët me një minutë heshtje. Gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë një krim që nuk vjetrohet kurrë, prandaj shpresojmë gjithmonë që edhe kriminelët ta marrin dënimin e merituar një ditë”, ka thënë Konjufca./teve1.info/