Përmes kësaj synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kuptuar rëndësinë e kursimeve.
E derisa në këtë vit, inflacioni e kriza ekonomike kanë rënduar xhepin e qytetarëve, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave të Kosovës, shifrat e depozitave janë ngritur.
Sipas drejtorit ekzekutiv, Petrit Balija, një gjë e tillë mund të ndikojë në stabilitetin e shoqërisë.
E ngritjen e kursimeve po e arsyeton njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija.
Por qytetarët po shprehen ndryshe.
Sipas tyre, duke u nisur nga gjendja financiare, kursimin e kanë të pamundur.
Në vitin 2022, Ditën Botëtore të Kursimeve qytetarët e Kosovës “e shënuan” me një rritje me mbi 5 miliardë euro depozita.
Kronika e gazetares Valëza Sylejmani