TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Departamenti i Shtetit: Pavarësia e gjyqësorit e korrupsioni, ndër problemet kryesore në Shqipëri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Departamenti i Shtetit: Pavarësia e gjyqësorit e korrupsioni, ndër problemet kryesore në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vettingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

Këto përfundime përfshihen në raportin e përvitshëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë.

“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Raporti thotë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë arriti në përfundimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin të organizuara mirë, votuesit kishin alternativa mes kandidatëve që ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i menaxhoi në mënyrë adekuate detyrimet e tij.

“Megjithatë raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se qeveria nuk e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti.

Raporti përmend se deri në shtator u hapën hetime dhe u ngritën akuza nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj disa zyrtarëve publikë, përfshirë ish-ministra, kryetarë bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë të Dhomës së Apelit të Vettingut të Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarë të pushtetit ekzekutiv.

Që nga shtatori, një gjyqtar, dy prokurorë, një kryetar komune dhe ish-drejtori i prokurimit në Ministrinë e Brendshme u paditën për shpërdorim detyre ose akuza për korrupsion.

Departamenti i Shtetit thotë se megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, burimet e kufizuara, rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizuar mirë, i penguan hetimet.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.

Departamenti nënvizon se edhe korrupsioni në polici vazhdoi të përbënte problem.

“Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”, thotë raporti.

Departamenti i Shtetit thotë se autoritetet vazhduan t’i adresojnë këto probleme duke përmirësuar objektet e policisë, automjetet dhe duke theksuar publikisht masat kundër korrupsionit. Po ashtu qeveria krijoi një sistem për verifikimin e zyrtarëve të sigurisë.

Sipas raportit, organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në përgjithësi vepronin pa kufizime nga qeveria, duke hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre mbi rastet e të drejtave të njeriut. Zyrtarët qeveritarë në përgjithësi ishin bashkëpunues dhe të përgjegjshëm ndaj pikëpamjeve të tyre.

“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti.

Seancat gjyqësore ishin përgjithësisht të hapura për publikun, përveç nëse kufizimet e COVID-19 nuk i lejonin gazetarët ose publikun të hynin në ambientet e gjykatës.

Departamenti i Shtetit thotë se qeveria vazhdoi procesin e monitoruar ndërkombëtarisht për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për shkarkimin e personave me pasuri të pajustifikueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Raporti përmend problemet e krijuara nga mungesa e plotësimit të Gjykatës së Lartë me numrin e duhur të gjykatësve, duke vënë në dukje se deri më 31 korrik, Gjykata e Lartë kishte një numër të madh prej 36,608 çështjesh të prapambetura në pritje gjykimi.

“Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese herë pas here kërcënoi të minonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”, thuhet në raport.

Zbatimi i dispozitave të reformës në drejtësi çoi në një pauzë në proceset normale gjyqësore ndërsa punohej për ngritjen e organeve të pavarura disiplinore.

“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë instrumente juridike civile për shkeljet e të drejtave të njeriut, janë raportuar raste të korrupsionit gjyqësor, mos efikasitetit, frikësimit dhe ndërhyrjes politike, thotë raporti.

Raporti vë gjithashtu në dukje se ish-të persekutuarit politikë gjatë regjimit komunist vazhduan të bënin kërkesa ndaj qeverisë për dëmshpërblim.

“Qeveria nuk ka bërë përparim në lëvrimin e kompensimeve gjatë vitit. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Shoqërore dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (Sigurimi) ngritën shqetësime në lidhje me rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur që datojnë nga ish-regjimi komunist”, thotë raporti.

Po ashtu problem mbetet e drejta e pronës, veçanërisht procesi i zgjatur i kompensimit dhe nivelet e ulëta të kompensimit për pronën e shpronësuar.

Raporti thekson se megjithëse Kushtetuta dhe ligjet ndalojnë ndërhyrje arbitrare ose të paligjshme në privatësi, familje, shtëpi ose korrespondencë, ka pasur njoftime se qeveria nuk i respektoi ato ndalime.

“Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit, u bë e njohur se një bazë të dhënash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900,000 qytetarëve, si dhe preferencat e tyre të mundshme partiake, u bënë publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm”, thotë raporti, duke shtuar se SPAK-u ka nisur një hetim penal.

Raporti thotë se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojshmëri të gjerë pikëpamjesh, por shton se pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median, përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.

Raporti detajon gjithashtu problemet me liritë individuale të njeriut, përfshirë vrasjen e të riut që ishte në shkelje të orës policore në dhjetor 2019, burgjet e mbipopulluara dhe kujdesin e pamjaftueshëm për të burgosurit, dhuna ndaj gruas dhe në familje e keqësuar gjatë pandemisë, dhe diskriminimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor./A2

Tags: DASH kritika per nivelin e korupsionitKorrupsioni ne Shqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën