TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënohet me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë i akuzuari për mashtrim

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Dënohet me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë i akuzuari për mashtrim

Kadri Batusha i akuzuar për mashtrim rreth shitblerjes se një banese është dënuar me 3 vite burgim efektiv  dhe 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në shpallje të aktgjykimit ka marrë pjesë i akuzuari Batusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit të rastit, Sabit Sadikaj palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi që të pranojnë vendimin në formë të shkruar.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës më 23 janar 2023 e kishte liruar nga akuza për mashtrim të akuzuarin Batusha. Por, më 24 nëntor 2023, Gjykata e Apelit e ka kthyer këtë rast në rigjykim, për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes të Ligjit Penal.

Ndër të tjera, në këtë vendim thuhet se provat personale dhe materiale nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme, nuk i ka krahasuar njëra me tjetrën dhe që arsyetimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë është i mangët. Aty thuhet se Themelorja duhet të administrojë të gjitha provat personale dhe materiale në mënyrë të ligjshme dhe sipas nevojës të nxjerrë edhe prova të reja dhe të ftohet e të dëgjohet si dëshmitar Ragmi Zeqiri.

Herën e parë ky rast ishte gjykuar nga gjykatësja Sulltane Hoti, kurse tani pas kthimit në rigjykim, rasti po gjykohet nga gjykatësi Sabit Sadikaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 16 dhjetor 2015 ka ngritur aktakuzë kundër Kadri Batushës, sepse më 16 maj 2014 në Prishtinë, është inicuar rasti kundër të njëjtit, me arsyetimin se ka vepruar në atë mënyrë që me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, e ka sjellë në lajthim të dëmtuarin Nexhat Zejnullahu, duke e shtyrë të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Aktakuza thotë se i pandehuri Batusha duke fshehur faktet e ka bindur të dëmtuarin që të bëjë kontratë mbi shitblerjen e banesës, e cila ishte planifikuar të ndërtohet në Prishtinë, në lagjen “Mati 1”, me sipërfaqe prej 129,00 metra katrorë, me një çmim kontraktues prej 90 mijë e 300 euro.

Tutje, akti akuzues thotë se i dëmtuari i ka besuar të pandehurit pas prezantimit të lejes së ndërtimit dhe planit të banesës, me ç’rast fillimisht në emër të çmimit kontraktues të pandehurit ia jep një veturë të tipit “Audi” në vlerë 25 mijë euro dhe 20 mijë euro para të gatshme.

Kurse, pjesën tjetër të mbetur të parave prej 45 mijë e 300 euro i dëmtuari ia kishte paguar të pandehurit dy javë më vonë edhe pse banesa në fjalë nuk është ndërtuar kurrë, me ç’rast i dëmtuari ka pësuar dëm material.

Me këtë, Batusha akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dhjetë vjet.

Tags: 3 vite burgimi akuzuari per mashtrimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla: Detonatorët e gjetur në Leposaviq tregojnë sulme terroriste të mundshme nga Serbia

Sveçla: Detonatorët e gjetur në Leposaviq tregojnë sulme terroriste të mundshme nga Serbia

Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada

Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë njëorëshe

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë njëorëshe

Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga vëllai i saj

Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga vëllai i saj

Izraeli vret dy të mitur palestinezë në Bregun Perëndimor dhe arreston 25 persona gjatë bastisjeve

Forcat izraelite vrasin nje adoleshent dhe bastisin lagje në Bregun Perëndimor

Sveçla: Detonatorët e gjetur në Leposaviq tregojnë sulme terroriste të mundshme nga Serbia

Sveçla: Detonatorët e gjetur në Leposaviq tregojnë sulme terroriste të mundshme nga Serbia

Nxirren edhe 51 trupa nga rrënojat në Gaza

Ushtria izraelite vret tre palestinezë në Gaza pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada

Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë njëorëshe

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë njëorëshe

Sylvinho shpall listën ‘anti-Serbi’, me vetëm një risi te Kombëtarja

Sylvinho “projekton” formacionin anti-Angli

FIFA lartëson Kosovën: Ngritje historike, tani janë në prag të Botërorit

“Play-off”, kundërshtarët e mundshëm të Kosovës e Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën