TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënohet me 20 vite burgim i akuzuari për vrasjen e një personi para një viti në Gjilan

by teve1
1 vit ago
0
A A
Dënohet me 20 vite burgim i akuzuari për vrasjen e një personi para një viti në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me 20 vite burgim të akuzuarin D.T. për vrasjen e një personi para një viti në Gjilan.

Sipas njoftimit i akuzuari D.T. me 16 dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan të Gjilanit, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B.

“Me datë 16.12.2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan Komuna e Gjilanit, i akuzuari D. T., me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., në atë mënyrë që fillimisht i akuzuari përmes telefonit e thërret A. i cili me automjetin e markës Golf IV, vjen te rruga ku ishte duke e pritur i akuzuari, i cili hyp në karrigen e parë të automjetit dhe me automjet kishin lëvizur deri afër ordinancës private “Dr. A.”. Aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i akuzuari e sulmon me thikë të ndjerin A. njëherë në trup, ndërsa viktima arrin ta ndal automjetin dhe të del nga automjeti duke ikur për t’iu shmangur të akuzuarit, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ashtu që i akuzuari i vihet pas një ndjekje dhe në terasë para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, përsëri e godet edhe gjashtë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del Xh. B., intervenon për të i ndarë, e kap për trupi të pandehurin dhe e largon nga vendi i ngjarjes, ndërsa tani të ndjerin A. e dërgon në ordinancen private “Dr. A.” aty nga doktori i jepet ndihma e parë mjekësore dhe njëkohësisht mjeku e thërret ndihmën e shpejtë, ndërsa për shkak të lëndimeve të pësuara, tani të ndjerin e hypin në një automjet tjetër deri te rruga e Përplenicës, aty takohen dhe e dorëzojnë A. në automjetin e ndihmës së shpejtë dhe të njëjtën e transportojnë në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilani, ku tani i ndjeri A. për shkak të lëndimeve të pësuara nuk ka mundur të mbijetojë dhe në hyrje të spitalit i njëjti ndërron jetë, ku edhe konstatohet vdekja”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar./teve1.info/

Tags: 20 viteAktgjykim dënuesGjykata Themelore GjilanVrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme, ky është rendi i dites

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën