TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dënohet me 2 mijë e 700 euro gjobë për korrupsion zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dënohet me 2 mijë e 700 euro gjobë për korrupsion zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar

Prizren- Gjykata Themelore në Prizren, më 1 qershor 2023, ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin Adnan Rexheplar, zëvendësministër i Mbrojtjes, duke i shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 2 mijë e 700 euro, pas arritjes së marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rexheplar, aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, i cili vjen nga partia e komunitetit boshnjak, VAKAT.

Ai akuzohej se si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve në konkursin e shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Dragash, për pozitën mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani”, ka shënuar përgjigjen e 11-të në testin me shkrim për kandidatin Muhamed Misini, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë vendim, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani e kishte marrë pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë e lidhur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të akuzuarit Rexheplar.

Gjykatësi Sejrani, për të akuzuarin Rexheplar fillimisht kishte shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, mirëpo i njëjti dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar me 2 mijë e 700 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, ndërsa në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave shumën prej 50 euro.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 9 shkurt 2023, Adnan Rexheplar, si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve, sipas konkursit me numër 13/33, të shpallur nga DKA në Dragash, më 15 janar 2020, për pozitën mësues klasor në SHFMU “Fetah Sylejmani”, në fshatin Xërxë, Komuna e Dragashit, më 4 shkurt 2020, në ambientet e Kuvendit Komunal në Dragash, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe atë për kandidatin i cili ka aplikuar sipas konkursit të cekur, Muhamed Misini,

Aktakuza thotë që Rexheplar ka shënuar përgjigjen në testin me shkrim të kandidatit Muhamed Misini, dhe atë në pyetjen numër 11, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa që dorëshkrimi në pyetjen me numër rendor 11, të këtij testi me shkrim nuk është i shkruar nga kandidati, Muhamed Misini, është vërtetuar nga raporti i ekspertimit, nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të datës 5 tetor 2022.

Për këto veprime, Rexheplar ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën