TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dënohen me burgim të akuzuarit për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren

Dibran Hoxha i njohur si Kobra është dënuar sot me 24 vite burgim, për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë, në lokalin “Cobra City” në Prizren. Katër të akuzuarit e tjerë, u dënuan me gjithsej 11 vite burgim.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
0 0
A A

Viti 2023 kishte nisur tragjikisht për lokalin “Kobra City”.

Shkak i një fature, ky lokal u bë skenë krimi. Aty u vra një person, shtetas i Shqipërisë.

Për këtë vrasje, i akuzuar kryesor është pronari i lokalit, Dibran Hoxha.

I njohur si “Kobra”, pas një gjykimi gati një vjeçar, Gjykata Themelore i shpalli fajtor, Hoxhën bashkë me katër të akuzuarit e tjerë.

“Të akuzuarin Dibran Hoxha, për veprën penale “vrasje e rëndë” i cakton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 23 viteve, si dhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armëve” dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh. Të njëjtin e gjykon me dënim unik në kohëzgjatje prej 24 viteve”, u shpreh Kujtim Krasniqi, kryetar i Trupit Gjykues.

Me burgim prej 7 vitesh për disa vepra penale, u dënua i akuzuari tjetër, Roland Susuri.

“Të akuzuarit Roland Susuri për veprën penale “Manipulim me prova” i përcakton dënim me burgim prej 4 vite e gjashtë muaj, për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” një vit e gjashtë muaj, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” një vit e gjashtë muaj. Të njëjtin e gjykon me dënim unik në kohëzgjatje prej 7 vitesh”, tha Krasniqi.

Susurit, nga e enjta Gjykata ia caktoi edhe masën e paraburgimit.

Të bashkëakuzuar me Hoxhën dhe Susurin, ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët po ashtu u shpallën fajtor.

Jesmir Badalli, u dënua me dy vite burghim, për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje.

Kurse, për veprën penale “manipulim me prova” me nga një vit secili, u dënuan edhe Arben Vezaj dhe Burim Mazreku.

Të pakënaqur me vendimin e shkallës së parë, shprehet Vezaj bashkë me mbrojtjen e tij.

“Tri herë e kam thirrë policinë para se me ndodhë rasti, veç që i kam pa tu shty kamarierin me shtetasit shqiptarë të Shqipërisë. Edhe shtatë muaj kam qenë në burg, tash prapë më dënuan. Kjo është e padrejtë”, tha i akzuari Arben Vezaj.

“Në ditën kritike në “Kobra City”, është i vetmi që ka thirru policinë tri herë. Është edhe numri i regjistruar që e ka thirrë policinë, dhe sot dënohet. Ky është absurditet i madh. Shpresojmë në Gjykatën e Apelit, që këtë çështje do e kthejë në rivendosje”, u shpreh Blend Gjini – avokat i Vezajt.

Në shpalljen e aktgjykimit, mungoi i akuzuari kryesor Dibran Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre persona të lënduar pas një aksidenti me dy vetura në Banjë

Tre persona të lënduar pas një aksidenti me dy vetura në Banjë

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

PDK-ja e gatshme të propozojë një emër për president

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Dy marrëveshjet me BE-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

Dy marrëveshjet me BE-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën