Dje në mbrëmje, një qytetar në Prizren ka njoftuar policinë se ka vënë re një zjarr në afërsi të derës së një kishe ortodokse në rrugën “Haxhi Krasniqi”.
Sipas raportimit të qytetarit, të dyshuar të panjohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti, përcjell teve1.info
I njëjti, siç bën të ditur Policia, ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.
“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur. Pasi që janë mbledhur provat dhe dëshmitë, në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ke rekomanduar që të iniciohet rasti Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/