Policia e Kosovës të shtunën është njoftuar nga një person se në fshatin Zllash të Prishtinës shenjat e trafikut janë të dëmtuara.
Sipas raportit policor në vendngjarje është vërejtur se ato janë dëmtuar nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.
Po ashtu bëhet e ditur se gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë, ndërsa nuk ka të arrestuar.
“Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info/