TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Demolli: Qeveria tenton të ketë një qasje shtypëse e përçarëse ndaj klasës punëtore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Demolli: Qeveria tenton të ketë një qasje shtypëse e përçarëse ndaj klasës punëtore

Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate vlerëson se Qeveria Kurti ka ndryshuar qasje ndaj klasës punëtore.

“Është mirë të rikthehemi prapa, para se kjo parti (Vetëvendosje) ta marrë pushtetin dhe të kuptojmë se në të kaluarën sindikatat e punëtorëve, punëtorët e Kosovës ishin adresa dhe targeti kryesor i artikulimit politik dhe qasjeve të kësaj partie, duke u afruar me punëtorët, duke folur për kërkesat e tyre”, ka thënë Demolli.

Sipas saj, pasi që Qeveria Kurti e mori mandatin, përpos që i neglizhoi kërkesat e punëtorëve, po ashtu tentoi që të ketë qasje shtypëse e përçarëse ndaj sindikatave.

“Pasi e mori mandatin, i harroi ata dhe për të mos qenë e mjaftueshme kjo i sulmoi dhe denigroi edhe udhëheqësit e sindikatave, edhe nevojat dhe kërkesat e punëtorëve në përgjithësi, duke i paraqitur punëtorët sikur kërkesat e tyre janë të ekzagjeruara dhe ne sot e kemi një gjendje ku rreth 100 mijë punëtorë punojnë me pagë minimale që është 170 euro, paga e cila ende nuk është rritur prej 2011. Kemi punëtorë që punojnë në kushte të vështira, edhe vikendeve, punojnë me vegla të pamjaftueshme dhe e kemi një Qeveri e cila është totalisht injoruese dhe neglizhente ndaj kërkesave dhe nevojave të tyre. Përpos që i neglizhon kërkesat e tyre, tenton në vazhdimësi që ta ketë një qasje shtypëse e përçarëse”, ka thënë Demolli në Ditari në Tëvë 1.

Demolli shton se kjo ilustrohet me reagimin e kësaj Qeverie në kohën kur punëtorët e arsimit kërkonin shtesa gjatë pandemisë.

“E kemi përvojën e organizimit të arsimtarëve të sektorit të arsimit për shtesat që i kërkonin gjatë kohës së pandemisë dhe e kemi parë përgjigjen e kryeminstrit dhe Qeverisë ndaj tyre, se si ata tentuan ta politizonin totalisht, ta asoconin grevën e punëtorëve të arsimit me partitë paraprake, edhe pse ne e dimë që punëtorët arsimorë kanë protestuar në vazhdimësi”, ka deklaruar Demolli.

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik sot kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk po punon për mirëqenien e punëtorëve.

Në ditën e punëtorëve, PSD vendosi para objektit të ekzekutivit një çadër plazhi, një ulëse dhe mbishkrimin “Jemi në pushim vjetor 365 ditë” cila sipas tyre tregon se qeveria është në pushim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

 Koci nga Beogradi: Kam informata se jam i rrezikuar, Mit’hat Llozhani nuk është në gjendje të mirë

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën