TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëmi rreth 13 mijë euro pas vjedhjes në xhaminë e madhe të Ferizajt

Në Ferizaj, xhamia e madhe e qytetit është përfshirë nga renovimi që nga e hëna, por punimet nuk kanë kaluar pa incidente. Brenda dy ditësh, nga objekti janë vjedhur pajisje të vlefshme dhe disa dokumente, ndërkohë që Policia është duke hetuar rastin.

by TËVË 1
3 muaj ago
1 0
A A

Për t’i dhënë një pamje të re, muret xhamisë në Ferizaj janë duke u renovuar.

Mirëpo, këtë mundësi, disa persona e shfrytëzuan për të kryer vjedhje brenda objektit.

Imami i xhamisë thotë se akti u krye në kohën kur xhamia është pa energji elektrike.

E kjo xhami, cak i vjedhjes, sipas imamit ishte dy herë brenda dy ditëve.

Dëmi i shkaktuar konsiderohet të jetë rreth 13 mijë euro.

“Xhamia e madhe nga data 27, nga e hëna është në renovim nga Ministria e Kulturës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe te enjtën në mbrëmje, por edhe mbrëmë kanë ndodhur disa vjedhje, janë marrë pompat termike që kanë qenë të vendosura këtu te kjo pjesa që është monument historik, pompat termike kanë qenë në vlerë 12mijë e 600 qind euro, e të enjtën është thy zyrja e imamit ku është marrë zërimi e disa gjëra të tjera, këpucë e dokumente çfarë kanë qenë aty”, deklaroi imami i xhamisë, Mustaf Ahmeti.

Imami Ahmeti shtoi se një rast i tillë nuk është raportuar më herët.

“Gjatë renovimit është bërë një shfrytëzim i rastit sepse në të kaluarën nuk ka pas diçka vjedhje të tilla se kanë qenë edhe kamerat e xhamisë aktive, mirëpo tani për shkak të renovimit që janë duke e bërë në pjesën e përparme të xhamisë nuk kemi më, edhe rryma është ndërprerë dhe e kanë shfrytëzu rastin dhe ka ndodh ajo çfarë ka ndodh. Ne si Këshill i xhamisë së madhe dhe i Bashkësisë Islame në Ferizaj e kemi njoftu edhe Policinë për atë se çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur, nga xhamia kanë vjedhur zmadhuese të zërit, 15 palë këpucë, disa dokumente dhe sistemin e pompave termike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Imami i kësaj xhamie shpreson se rasti do të zbardhet shumë shpejt pasi siç thotë ai, vendi është i rrethuar me kamera nga të gjitha anët.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 kryesues të dyshuar për falsifikim të rezultateve  

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 kryesues të dyshuar për falsifikim të rezultateve  

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Hoffenheimi i kosovarëve arrin fitore ndaj Frankfurtit, e treta rresht

Hoffenheimi i kosovarëve arrin fitore ndaj Frankfurtit, e treta rresht

Nuk ka rekord, Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë nga ekipi i Rexhbeqajt

Nuk ka rekord, Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë nga ekipi i Rexhbeqajt

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit për vjedhjen e votave në Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Xhudisti Kuka e fiton medaljen e bronztë në “Casablanca Cadet African Cup 2026”

Xhudisti Kuka e fiton medaljen e bronztë në “Casablanca Cadet African Cup 2026”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën