TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

by TËVË 1
3 muaj ago
3
A A
Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit njëmujor ndaj katër personave nga gjithsej 39 të arrestuarit në kuadër të hetimeve për dyshime për keqpërdorime financiare në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Sipas kërkesës së Prokurorisë, masa e paraburgimit është kërkuar ndaj ish-drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorit të Financave, Valon Berisha, si dhe ndaj dy personave të tjerë të identifikuar me inicialet F.S. dhe Y.Ç.

Për 35 të dyshuarit e tjerë, Prokuroria ka propozuar masa alternative, përfshirë obligimin për paraqitje të rregullt në stacion policor dhe ndalimin e afrimit në vende apo ndaj personave të caktuar.

Sipas dosjes hetimore, Mazreku dhe Berisha dyshohen se gjatë periudhës korrik 2022 – tetor 2023 kanë realizuar qindra transaksione financiare nga llogaritë e BKS-së, duke i paraqitur ato si pagesa për kompensim të dëmeve nga aksidentet e trafikut. Hetimet tregojnë se këto pagesa janë miratuar për persona që, në fakt, ishin kompensuar më herët për të njëjtat raste.

Transaksionet e dyshuara variojnë nga 6 mijë e 800 euro deri në 68 mijë euro për secilën pagesë, ndërsa dëmi i shkaktuar Byrosë Kosovare të Sigurimit vlerësohet të jetë mbi një milion euro.

Prokuroria vlerëson se të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret e brendshme të institucionit, duke keqpërdorur autorizimet zyrtare për përfitime personale. Ata përballen me dyshime për veprat penale “keqpërdorim të besimit”, “keqpërdorim të autorizimeve ekonomike në bashkëkryerje”, ndërsa ndaj Berishës dhe disa personave të tjerë rëndon edhe dyshimi për falsifikim të dokumenteve.

Pjesa më e madhe e të dyshuarve të tjerë hetohen për përfshirje në falsifikimin e dokumenteve.

Ndërkohë, seanca dëgjimore për caktimin e masave të sigurisë është ende në zhvillim.

Tags: BSKparaburgimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën