Komuna e Fushë Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë renditur ndër institucionet që kanë realizuar më së paku investime kapitale në vitin 2022.
Sipas një raporti të Institutit GAP, kjo komunë ka realizuar vetëm 26 për qind të investimeve, ndërsa ministria vetëm 2 për qind, shkruan teve1.info
Për këtë analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, ka thënë se ata që kanë punuar nuk kanë pasur kohë për statusa në Facebook.
“Duke marr parasysh që viti 2022 ishte vit me inflacion të lartë e me OSHP jo funksionale, realizimi i investimeve në shkallën 60% mund të konsiderohet sukses. Por, ata që kanë performu më së dobëti, Ministria e Financave dhe Komuna e Prishtinës, kanë qenë zhurmagjinjtë më të mëdhenjë. Të tjerët/at që kanë punu, nuk kanë pas kohë me u gjujtë me statusa në Facebook”, ka shkruar Demi në Facebook.
Ndryshe,komunat që kanë realizuar më së miri investimet kapitale kanë qenë Vitia me 98 për qind dhe Dragashi me 85 për qind, ndërsa sa i përket ministrive prinë ajoi për Komunitet dhe Kthim me 98 për qind dhe e Mbrojtjes me 96 për qind. /Teve1.info/