TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Demhasaj: VMRO do ta përdorë zgjedhjen e Xhaferit kryeministër, për ta rritur nacionalizmin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Demhasaj: VMRO do ta përdorë zgjedhjen e Xhaferit kryeministër, për ta rritur nacionalizmin

Analisti, Arton Demhasaj, thotë se pozita e përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka filluar të rritet.

Demhasaj thotë se Talat Xhaferi i cili është kandidat për tu zgjedhur kryeministër i qeverisë teknike, është një njeri i dëshmuar, që sipas tij ka treguar paanshmëri në pozitën e kryetarit të Kuvendit për dy mandate radhazi.

“Talat Xhaferi, një njeri i dëshmuar – dy herë kryetarë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që e ka dëshmuar që e ka udhëhequr pozitën e tij me paanshmëri të plotë dhe ka qenë shumë mirë në pozitën e tij që e ka mbajt. Kjo tregon së pari që pozita e përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka fillua me u ngritë. Nëse kthehemi 10 vite mbrapa ose edhe më shumë 20 vite e shohim se ku kanë qenë shqiptarët edhe përkundër që kanë pasur një përqindje tepër të lartë të popullsisë dhe ku janë sot tregon që veç është duke u rritur përfaqësimi i shqiptarëve në strukturat më të larta që shtetit maqedon. Në fillim ka qenë edhe e paimagjinueshme që edhe kryetari me qenë shqiptar edhe aq ma pak kryeministër”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Analisti thotë se është mirë që Xhaferi të jetë kryeministër shqiptar gjatë procesit të mbajtjes së zgjedhjeve, por sipas tij do ketë edhe pasoja.

“Mendoj që është shumë me rëndësi që me qenë kryeministri shqiptar gjatë procesit të mbajtjes së zgjedhjeve, sepse ne e kemi parë që ka pasur telashe në të kaluarën edhe me listat e votuesve atje, sepse shumë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë e vendeve të tjera  në perëndim, kanë pasur telashe me ardhë me votu dhe kjo ka ndikuar që të zvogëlohet numri i shqiptarëve atje. Kjo normalisht që ka edhe pasoja. Ka pasoja te fushata zgjedhore që ka me u mbajt. Duke marrë parasysh që LSDM-ja bashkë me BDI-në janë në pushtet, dhe duke marrë parasysh që LDSM-ja është ajo që ka pranuar një marrëveshje që për 100 ditë kryeministri me qenë shqiptar e që kjo marrëveshje po mbahet e po respektohet nënkupton që mund të vazhdojë partneriteti politik mes LDSM-së dhe BDI-së”, deklaroi ai.

Demhasaj thotë se partia e parë mund të dalë VMRO-ja, sepse ka anshmëri nacionaliste, dhe sipas tij, do ta përdorë zgjedhjen e Xhaferit kryeministër për ta rritur edhe më shumë nacionalizmin në Maqedoninë Veriore.

“Mundet me pas pasoja se pastaj mund të dalë e para VRMO-ja, sepse është me bazë nacionaliste dhe mendoj që ka me përdorë pikërisht këtë që me e rritë hala më shumë tendencën e nacionalizmit në Maqedoninë e Veriut për me votu VRMO-në dhe jo LSDM, sepse ka me përdor këtë kartë në publik”, shtoi ai.

Talat Xhaferi pak orë më parë ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kështu duke u përgatitur për kryeministër.

Dorëheqja e tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike të bërë në Maqedoninë e Veriut, dhe pritet që Xhaferi të vazhdojë angazhimin e tij politik si kryeministër teknik deri në zgjedhjet e reja. Ai pritet që më 28 janar të emërohet kryeministër nga radhët e BDI-së.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut që kryeministër do të jetë një shqiptar.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024./teve1.info/

Tags: Arton DemhasajMaqedonia e VeriutTalat Xhaferi
ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV izolon 15 kg djath Mozzarella nga Italia, dyshohet për prani të aflatoksinës M1

AUV izolon 15 kg djath Mozzarella nga Italia, dyshohet për prani të aflatoksinës M1

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Kërkuan 40 mijë euro nën presion, dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për ‘detyrim’ në Prishtinë

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Vdes një grua në Rahovec

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

El Clasico i basketbollit kosovar veçon vikendin, Trepça – Sigal Prishtina përballen të dielën

El Clasico i basketbollit kosovar veçon vikendin, Trepça – Sigal Prishtina përballen të dielën

AUV izolon 15 kg djath Mozzarella nga Italia, dyshohet për prani të aflatoksinës M1

AUV izolon 15 kg djath Mozzarella nga Italia, dyshohet për prani të aflatoksinës M1

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Kërkuan 40 mijë euro nën presion, dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për ‘detyrim’ në Prishtinë

Boksieria Fabiana Bytyqi i jep fund karrierës profesioniste, të shtunën meçi i fundit

Boksieria Fabiana Bytyqi i jep fund karrierës profesioniste, të shtunën meçi i fundit

Manchester City zyrtarizon Antoine Semenyo për 71 milionë euro

Manchester City zyrtarizon Antoine Semenyo për 71 milionë euro

Tension në Superkupën e Spanjës: Alonso kritikon Simeonen për provokimet ndaj Viniciusit

Tension në Superkupën e Spanjës: Alonso kritikon Simeonen për provokimet ndaj Viniciusit

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Vdes një grua në Rahovec

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën