TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Demhasaj: Vetë fakti që Kurti ulet në tryezë i sanksionuar nga BE tregon disfavor

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Demhasaj: Vetë fakti që Kurti ulet në tryezë i sanksionuar nga BE tregon disfavor

Analisti, Arton Demhasaj, thotë se nga takimi i sotëm i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me ndërmjetësuesit e BE-së, në pozicion të favorshëm ka dalë pala serbe.

Demhasaj, tha se me veprimet e Kurtit, BE mund të marrë masa edhe më të ashpra ndaj Kosovës.

“Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë ishte në pozicion më të favorshëm, fakti që vetë lehtësuesi Borrell tha se arritëm me bind presidentin Vuçiq me pranu marrëveshjen që ata e kanë propozu dhe nuk kanë arrit me bind kryeministrin Kurti. Për faktin që ti e ke pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe ke pranuan Aneksin e Ohrit dhe tash nuk po pranon me i zbatu ato dokumente, atëherë ti ke vendos veten në një pozicion të tillë që është pozicion shumë keq i Kosovës, që ndaj Kosovës janë marrë masa nga BE e që pritet të ketë masa ndoshta edhe më të ashpra nga Bashkimi Evropian apo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të pozicionit tepër të keq si asnjëherë më parë që Kosova momentalisht e ka edhe në proces të dialogut, por edhe në partneritet me fuqitë botërore”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, edhe Serbia duhet të ndëshkohet nga BE, përderisa ka qenë shkelëse e Marrëveshjes së Brukselit.

“Nga Bashkimi Evropian nuk arrita me kuptu, kur Borrell tha se edhe Kosova edhe Serbia po e shkelin Marrëveshjen e Brukselit, e atëherë nëse të dyja shtetet po e shkelin marrëveshjen pse masat po merren vetëm ndaj Kosovës. Se vetë  fakti që ti hyn në një tryezë të dialogut, ku ti si kryeministër i Kosovës ke masa nga Bashkimi Evropian dhe Serbia nuk ka masa, vetë ky fakt tregon që ti je në disfavor  në atë tryezë të dialogut. Prandaj, mendoj që BE duhet të marrë masa edhe ndaj Serbisë për moszbatim të Marrëveshjes së Brukselit, sepse e kemi parë edhe në të kaluarën se sa herë Serbia e ka shkelur atë marrëveshje”, shtoi ai.

Takimi i sotëm i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve. Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi./teve1.info/

Tags: Arton DemhasajBEDialogu Kosovë-Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

“A ju kujtohen 60 e 200 milionë që ia jepnit bossa-ve” – deputetët përplasen rreth Raportit të Progesit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

“Këndi i debatit”- 11.11.2026

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën