TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Demhasaj: Qeveria ta shkarkojë Rashiqin nëse nuk pajtohet me qëndrimet e tij për Asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Demhasaj: Qeveria ta shkarkojë Rashiqin nëse nuk pajtohet me qëndrimet e tij për Asociacionin

Demhasaj po ashtu ka thënë se ka indikacione që asociacioni do të bëhet para planit franko-gjerman.

“Për të shkuar te plani franko-gjerman, parakushti kryesor është zgjidhja e çështjes që lidhet me Asociacionin. Këtë e tha edhe ambasadori Hill, njëherë asociacioni pastaj plani franko-gjerman”, tha Demhasaj në Këndin e Debatit Tëvë 1.

Demhasaj ka shtuar se nuk ka asgjë të keqe nëse Asociacioni respekton Kushtetutën e vendit.

“Ne nuk po e dimë se cili do të jetë statuti juridik i këtij Asociacioni. Nëse bëhet në bazë të Kushtetutës, nuk kemi pse të frikësohemi. Por në anën tjetër nëse në prapaskenë kërkohet diçka më shumë, atëherë i jap të drejtë të plotë kryeministrit Kurti që po reziston për këtë çështje”, ka shtuar Demhasaj.

Duke folur për qëndrimin e ministrit Nenad Rashiq për Asociacionin, ai ka thënë se Rashiq duhet të shkarkohet nëse qëndrimi i tij bie ndesh me atë të Qeverisë.

“Rashiq po flet për Asociacion të Komunave. Kryeministri po thotë asociacion njëetnik. Së pari i kemi dy figura brenda një qeveri që konceptet i kanë ndryshe-ndryshe për asociacionin. Tash unë nuk e di cili bëhet me qëllim të caktuar cili jo. Nëse Qeveria thotë se nuk ka në asnjë mënyrë krijim të Asociacionit, atëherë kur një ministër del dhe deklaron që është pro themelimit të asociacionit, që mendoj se deklarata e tij ishte korrekt. Nëse qëveria nuk është dakord me këtë që e thotë ai, duhet menjëherë ta shkarkojë, sikur që e ka shkarkuar ministrin Agim Veliu vetëm për një fjalë për çështjen e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Demhasaj.

“Atëherë kemi një ministër që flet për Asociacionin, kur i dimë qëndrimet e atëhershme dhe të tashmë të Qeverisë për këtë”, ka shtuar ai.

Duke folur për takimin e 31 janarit, Demhasaj ka thënë se ai takim është vetëm i karakterit konsultativ.

“Asocacionin nuk mund të krijohet nga Ambasada amerikane, atë e themelon vetëm Qeveria e Kosovës. Kështu e parasheh edhe marrëveshja e vitit 2015. Qeveria e formon një trup, ai e harton statutin dhe e voton Qeveria. Kështu që mos të krijohen opinione që mundet me u themelu asociacioni diku tjetër, atë duhet me themelu vetëm Qeveria”, ka thënë Demhasaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën