Analisti, Arton Demhasaj, vlerësoi se pasi procesi i dialogut ka filluar të ecë tutje, Bashkimi Evropian nuk ka pasur më arsye tjetër për ta penguar Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Duke folur për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me ç’rast edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen, Demhasaj tha se duke mos harruar pritjet e gjata në ambasada, qytetarët njëherit kanë paguar edhe kosto shumë të larta për aplikimin e një vize, raporton teve1.info.
“Praktika e deritanishme tregon se është një proces direkt i ndërlidhur me dialogun. Së pari, kriteret që i janë caktuar Kosovës për liberalizimin e vizave, kanë qenë kritere që asnjë vend i Evropës nuk i ka pasur. Tani, pasi procesi i dialogut ka filluar të ecë tutje me pranimin e marrëveshjes së Brukselit, atëherë Bashkimi Evropian nuk ka pasur më arsye tjetër ta pengojë Kosovën në këtë proces. Përpos që qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur të drejtë të udhëtojnë lirshëm, kostoja që ata kanë paguar për tu pajisur me viza është shumë e lartë, pa i harruar pritjet ne ambasada. Domethënë për 8 vite, kanë aplikuar diku rreh 600 qind mijë për viza. Pra, diku 99 milionë euro qytetarët e Republikës së Kosovës kanë paguar para vetëm për të aplikuar për vizë”, deklaroi Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit”.
Megjithatë, Demhasaj konsideron se procesi i vizave tanimë është bërë kogja i parëndësishëm, pasi siç tha ai, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë gjetur mënyra tjera për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, e kjo përmes vizave të punës./teve1.info/.