TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëmet që shkakton diabeti tek muskujt-Këshilla si të parandaloni dhimbjen

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Dëmet që shkakton diabeti tek muskujt-Këshilla si të parandaloni dhimbjen

Nëse vuani nga diabeti dhe ndjeni pa pritur dhimbje të muskujve apo gjatë lëvizjes problemi mund të jenë tendinat tuaja.

Tendinat janë një masë fibrash të pasura me kolagjen të cilat lidhin muskujt me kockat dhe mundësojnë lëvizjen e gjymtyrëve.

Dëmtimi apo lëndimi i tyre mund të sjellë dhimbje të mëdha të trupit dhe të shkaktojë vështirësi në lëvizje.

Këto dëmtime mund të vijnë si pasojë e traumave të jashtme gjatë aktiviteteve të përditëshme apo si pasojë e dobësimit nga ndonjë sëmundje.

Së fundmi mjekët shpjegojnë se sëmundje si diabeti mund të çojnë në dobësimin dhe shkatërrimin e kësaj mase fibrash.

Duke marrë parasysh funksionin kryesor që tendinat kanë në lëvizjen e njeriut dëmtimi i tyre shkakton dhimbje të mëdha.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se si diabeti mund të jetë shkaktar për këtë dhimbje dhe si mund të kujdeseni për të.

Diabeti dhe tendinat

Dëmtimi i tendinave nga diabeti i tipit 1 dhe 2 është një simptomë e përhapur e kësaj sëmundje.

Tek njerëzit e prekur nga diabeti prodhohet me shumicë një substancë e quajtur glycation.

Kjo substancë është një lloj proteine dhjamore që lëshohet në gjak.

Megjithëse trupi arrin të prodhojë gjatë gjithë kohës një sasi të saj, kur përzihet me sheqerin e shtuar në gjak mund të jetë të dëmshme.

Duke qënë se tendinat janë fibra me përbërje kolagjeni, kushtet që krijohen kur vuani nga diabeti arrijnë të ndryshojnë strukturën e tyre.

Zakonisht ato do të trashen dhe nuk do të arrijnë të kryejnë si më parë funksionin e tyre duke shkaktuar dhimbje.

Për këtë arsye gjatë lëvizjes mund të përjetoni edhe dëmtimin e tyre.

Disa nga pjesët e turpit ku do të ndjeni dhimbje i gjeni të listuara si më poshtë.

Mpirja dhe dhimbja e shpatullës ndodh kur kapsula që rrethon tendinat dhe ligamenet fryhet.

Dhimbja e krahëve shkaktohet kur dëmtimi  i tendinave dhe rrethojnë kupën e krahëve lejon kockat të fërkohen me njëra tjetrën.

Ngrirja e gishtave të dorës ndodh kur gishtat tuaj ngecin në një pozicion dhe kërcasin nëse i drejtoni.

Kjo tregon që tendinat janë dëmtuar në atë zonë.

Mpirja e gishtave të vegjël të dorës apo dobësimi i tyre shkaktohet për shkak të peshës apo presionit të madh që po ushtroni në të.

Duke qënë tendinat të dëmtuara ju do të ndjeni dhimbje dhe shumë nga këto simptoma vazhdimisht.

Si t’a parandaloni

Një ndër mënyrat më të mira për t’a parandaluar diabetin është aktiviteti fizik.

Ndonëse kjo mund të bëhet shumë e vështirë nëse keni dhimbje tendinash.

Gjithsesi mbajtja nën kontroll e sëmundjes duke u kujdesur për ushqimin, duke marrë këshillat e mjekut është shumë e rëndësishme.

Nëse arrini të ulni nivelin e sheqerit në gjak do të thotë që keni shpëtuar edhe tendinat tuaja.

Disa nga mënyrat më të mira për të qetësuar këtë dhimbje mund të jenë fizioterapia, ushtrimet e lehta, masazhet, kompresat me akull apo të nxehtat.

Kujdesuni dhe konsultohuni gjithnjë me mjekun tuaj për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Kjo do t’ju dhurojë një jetesë më të mirë dhe të shëndetëshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përshpejtimi i ecjes mund ta ulë rrezikun nga kanceri

Përshpejtimi i ecjes mund ta ulë rrezikun nga kanceri

7 shenja që tregojnë se ju mungojnë disa vitamina kryesore në trupin tuaj!

7 shenja që tregojnë se ju mungojnë disa vitamina kryesore në trupin tuaj!

Pse disa njerëz i mbijetojnë infarktit, ndërsa të tjerë nuk arrijnë as deri në spital?

Pse disa njerëz i mbijetojnë infarktit, ndërsa të tjerë nuk arrijnë as deri në spital?

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën