TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëmet nga renovimi i çatisë në ndërtesën sociale – FKEE-ja kërkon masa të menjëhershme

Banorët e një ndërtese sociale në Prishtinë kanë thënë se ende nuk u është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara si pasojë e punimeve në çati. E nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë treguar se kanë kërkuar masa të menjëhershme nga kompania për sanimin e këtyre dëmeve.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
1
A A
Dëmet nga renovimi i çatisë në ndërtesën sociale – FKEE-ja kërkon masa të menjëhershme

Musli Krasniqit i ishte dëmtuar banesa e tij te ndërtesa sociale në Prishtinë, ku uji kishte depërtuar brenda hapësirës ku jetonte me familje.

Krejt kjo pasi këtu janë duke u kryer disa punime në heqjen e kulmit të kësaj ndërtese.

E dëmet, Krasniqi thotë se janë ende të dukshme, derisa shton se nuk kanë marrë përgjigje për këtë problem që iu është shkaktuar.

“Sot ke qaj djali i kompanisë, ni avokat e kemi angazhu me një kojshi e bëmë një kërkesë ai kish qenë atje, kish thënë se nuk ka dëme vetëm pak ka pikur… E kem nijet me bë ankesë edhe me dal në gjyq më së mrami me kqyrë mujshin me naj kompensu diçka në mujshim, mos mujshim duhet mi hekë edhe me ja grahë qashtu shtrut më nejt”, është shprehur Krasniqi.

Dëmet shihen ende edhe në apartamentin e veteranit të UÇK-së, Agim Berisha i cili shprehet i shqetësuar më këtë gjendje.

“Dëmet janë në përgjithësi në krejt banesat, në dhoma, sallon, kuzhinë, dëmet janë bukur të mëdha, kryesisht kuzhinën ma kanë dëmtu, teshat krevetat e rinj s’ka as dy javë të reja gati ato veç nuk po vërehen tash për tash që janë të dëmtune por kuzhina është e dëmtune, teshat e fëmijëve edhe shumë gjëra tjera… Unë jam shumë i dëmtuar diku vitin e kaluar mbi 25 mijë euro i kam investuar në të”, është shprehur veterani i UCK-së, Agim Berisha.

Këto punime janë duke u implementuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me buxhet 90 për qind nga Bashkimi Evropian dhe 10 për qind nga komunat fituese.

Nga ky Fond kanë njoftuar se ende nuk është bërë vlerësimi i dëmeve dhe se kanë kërkuar nga kompania masa të menjëhershme për parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

“Prioriteti i FKEE-së dhe kontraktorit në këtë fazë, ka qenë mbyllja e procesit të konstrukcionit të çatisë, për të parandaluar rrjedhjet e mëtutjeshme të ujit. Meqë kjo është realizuar, tani jemi në komunikim të ngushtë me komunën, kontraktorin dhe përfaqësuesit e banorëve për të organizuar vlerësimin e dëmeve eventuale. Një nga masat në këtë projekt është edhe rinovimi i kulmit, i cili është hequr për të mundësuar izolimin e ri termik sipas standardeve të efiçiencës. Pikërisht në ndërtesën në fjalë, janë evidentuar rrjedhjet e ujit në çati, përpara se të fillohet me zbatimin e projektit. Për këtë posedojmë edhe raportet nga kompania e angazhuar projektuese”, thuhet në grafikën e FKEE-së.

E gjatë ditës, këtu janë parë punëtorë të kësaj kompanie duke punuar në rinovimin e çatisë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Deklaroi rrejshëm se u rrëmbye, intervistohet një person në Zubin Potok

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Deklaroi rrejshëm se u rrëmbye, intervistohet një person në Zubin Potok

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Aksident me fatalitet në Vushtrri, babai godet për vdekje fëmijën e tij

Parashikimi i motit për të shtunën

Parashikimi i motit për të shtunën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën