Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se dorëheqja e ish ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe atij të Mbrojtjes, Armend Mehaj janë dëshmi së mentaliteti i kësaj qeverie është “i kalbur”.
Sipas saj, para Mehajt është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.
“Truri” po ikë prej Albin Kurtit. Largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, dy ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur. Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme. P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, ka shkruar ajo.