TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deliu-Kodra: Partitë opozitare do ta gjejnë formën t’i japin fund keqqeverisjes

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Deliu: E pakuptueshme heshtja e presidentes Osmani për Kodin Civil

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në deklarimin e saj në konferencën pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se partitë opozitare do ta gjejnë formën t’i japin fund kësaj qeverisje.

Sipas saj, vendi shpejt do të shkojë drejt zgjedhjeve, ose me shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit.

Ajo ka thënë se kryeministri, Albin Kurti tashmë është i dorëzuar, sepse vet i ka hapur rrugë zgjedhjeve.

“Kryetari Krasniqi ka një vit e gjysmë që ka kërkuar që kjo qeveri të dorëhiqet, kryeministri tashmë është i dorëzuar. Do të kemi natyrisht ose shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit, këtë do ta vendosë lidershipi i PDK-së, por është mirë që më në fund edhe kryeministri e tha. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të cilat do të mbahen së shpejti. PDK e ka thënë tash e sa kohë që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje. Zhvillimi ekonomik është i mangët, aferat koprruptive janë prezente. Nuk ka asnjë projekt që kjo qeveri për këtë mandat mund të thotë se e ka përfunduar. Ka një dorëzim, kryeministri e tha edhe vet që do ti hap rrugë zgjedhjeve të reja. Jam e bindur që partitë opozitare do ta gjejnë formën t’i japin fund kësaj keqqeverisje”, u shpreh Deliu-Kodra.

Ndërkohë ajo ka dhënë detaje edhe për kërkesën e kësaj partie dhe dorëzimin e 40 nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të trajtohen kontratat njëburimore të nënshkruara nga kjo qeveri.

Deliu-Kodra ka thënë se janë identifikuar 220 kontrata që kapin vlerën e 150 milionë eurove në 7 institucione.

„Me kërkesën e PDK-së këtë të enjte jemi marr vesh të kemi një seancë për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore. Janë 40 nënshkrime të deputetëve të mbledhura për të trajtuar këtë çështje. PDK ka kërkuar që këtë të enjte pikë e parë e rendit të ditës të jetë kjo çështje e cila konsideroj që do t’i hap rrugë, do të zbardh parregullsitë të cilat PDK i ka identifikuar.Për vitin 2022-2023 për shtatë institucione janë përdorur një sasi e madhe e kontratave burimore, në kundërshtim me kushtet ligjore. Në 6 ministri dhe në KEK janë nënshkruar 220 kontrata të cilat kapin vlerën mbi 150 milionë euro, pa përfshirë këtu edhe kontratat e tilla më 2021. Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar 32 kontrata, ministria e Kulturës 36 kontrata, ministria e Shëndetësisë 6 kontrata, ministria e Arsimit 30 kontrata, ministria e Punëve të Brendshme 20, ministria e Tregtisë ka nënshkruar 5 kontrata“, ka shtuar ajo. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën