TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Delegacioni i mjekëve nga Turqia do të kryejë 50 operacione për fëmijët kosovarë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Delegacioni i mjekëve nga Turqia do të kryejë 50 operacione për fëmijët kosovarë

Një delegacion i mjekëve dhe stafit tjetër përcjellës nga Turqia, do të realizojë 50 operacione të fëmijëve në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Maksilofaciale që kanë lindur me probleme në buzë dhe hundë, mision ky që po realizohet në kuadër të Shoqatës “Interplast” nga Turqia.

Me këtë rast, për t’i dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Turqia, prezentë ishte Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministri i Zhvillimit Rural, Fikret Damko, Ambasadori i Turqisë  në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe përfaqësues të Organizatës TIK-a, që poashtu, përkrahen projektin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoj shtetin turk për investimet e deritanishme dhe bashkëpunimin e ofruar.

“Ne si shtetet kemi kaluar fazën emergjente me  donacione dhe investime, populli mik na ka ndihmuar, kemi nevojë për ekspertizën e jashtëzakonshme nga shteti mik, prandaj, prania e profesorit dhe profesionistëve nga Turqia do të  ndihmojë 50 pacientë. Ajo që më gëzon është  se do kemi mundësi edhe të edukojmë stafin  dhe  të zhvillohemi profesionalisht. Ky ishte hapi i parë i një bashkëpunimi që do vazhdojmë me  Kirurgji Maksilofaciale dhe Kirurgji Plastike”, theksoi Vitia.

Ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, mes tjerash potencoi  se Kosova ka nevojë për përvojën e mjekëve nga Turqia të cilët kanë numër më të madh të pacientëve dhe më shumë eksperiencë.

“Kosovën e shohim si vend mik dhe vëlla, ne mendojmë se është e natyrshme vëllazëria  dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Dua të falënderoj TIK-a, për realizimin e këtij projekti, por edhe ministrin Fikret Damka, që ka realizuar ndihmuar këtë projekt”, përfundoi ambasadori Sabri Tunç Angılı.

Ministri i Zhvillimit Rural, Fikret Damka, i cili vjen nga komuniteti turk, e që ka ndihmuar në realizmin e këtij projekti, tha se lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe përkrahjen po mundohen të forcojnë edhe në fushën e shëndetësisë.

“Ne e kemi dizajnuar me kohë këtë ide, i falënderojmë që na ndihmuar po mundohemi që lidhjen e urës ta forcojmë  dhe  të bëjmë këtë edhe në shëndetësi,  ku ndarja e përvojës është me rëndësi”, tha z. Damka.

Profesori nga Turqia, Metin Yavuz, kirurg plastik dhe rekonstruktiv,  tha se kanë kemi vlerësuar pacientët tk të cilët do kryejnë intervenime dhe kanë marrë vendimet.

“Do të kryejmë operacione tek të porsalindurit me probleme në buzë dhe hundë, këto raste nëse nuk kryhen deri 18 muaj shfaqen probleme që nuk mund të kryhen më vonë. Kemi planifikuar të kryejmë 20 operacione, por pas vizitave dhe kontrolleve do të kryejmë deri në 50 intervenime, përfshirë ato me anestezion lokal dhe të përgjithshëm”,  u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën