Një person në Prishtinë është raportuar i zhdukur, shkruan teve1.info.
Sipas njoftimit, rastin në Polici e ka raportuar bashkëshortja e tij e cila tha se i njëjti kishte dalë nga burgu i Hajvalisë dhe nuk dihet vendodhja e tij.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me datën 09.01.2024 ka dalë nga burgu i Hajvalisë dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim./teve1.info./