TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: 141 zyrtarë publikë nuk e deklaruan brenda afatit ligjor

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: 141 zyrtarë publikë nuk e deklaruan brenda afatit ligjor

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka deklaruar se nga rreth 10 mijë e 700 zyrtarë publikë të obliguar të deklarojnë pasurinë, 141 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë detyrim brenda afatit ligjor, numër ky në rritje krahasim me vitin e kaluar.

Buleshkaj ka theksuar se AKP tashmë janë në proces të shqyrtimit të gjobave për këta zyrtarë publikë.

Ai beson se brenda javës së ardhshme, do të publikohet edhe lista e gjithë këtyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin përkatës.

Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj ka thënë se fillimisht lista përmbante rreth 300 emra, por pas pastrimit të saj janë evidentuar 141 raste të mospërmbushjes së obligimit.

“Kemi rreth 10 mijë e 700 zyrtarë publik që kanë qenë të obliguar për të kryer obligimin. Nga ta vetëm 141 nuk e kanë kryer brenda afatit. Fillimisht kemi pas një listë prej rreth 300-ve, kur është pastruar lista, jemi ardhur tek lista prej 141 zyrtarë. Ne tashmë kemi dërguar kërkesat tek institucionet për pagat e tyre dhe jemi në proces të shqyrtimit të gjobave për këta zyrtarë publikë. Besoj se brenda javës së ardhshme, do të publikojmë edhe listën gjithë këtyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin, sepse e kemi obligim ligjor që publiku të dijë se kush janë këta zyrtarë që nuk e kanë kryer obligimin. Ky publikim, por edhe shqiptimi i gjobave nuk e ndalon procesin e kallëzimit penal në qoftë se këta zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë pas afatit shtesë… Për secilin nga ata të cilët nuk e kryen obligimin brenda afatit, përveç ata që kanë ndonjë rrethanë e cila i pamundëson objektivisht mos kryerjen e kësaj detyre, mund të jetë një sëmundje, apo arsyeje tjetër që e pengon, gjitha këto tjerat do të dërgohen në formë të kallëzimeve penale”, ka theksuarBuleshkaj.

Duke bërë krahasime me vitin paraprak, drejtori i Buleshkaj ka nënvizuar se ka një rritje të numrit të zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë me kohë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Kemi menduar që rritja e vetëdijes po shkon në mënyrë graduale nga viti në vit.

Përderisa vitin e kaluar kemi pasur vetëm 96 zyrtarë publik që nuk e kanë kryer obligimin në kohë, këtë vit i kemi 141, d.m.th ka rritje. Edhe pse në për qindje gati dallimi është shumë i vogël, sepse është nën 1 për qind e totalit, prapë se prapë ka një numër më të madh të zyrtarëve që nuk kanë kryer obligimin me kohë”, është shprehur ai.

Sipas Buleshkajt, procesi i deklarimit është shumë i thjeshtë dhe mund të përfundohet për disa minutave.

Megjithatë, disa zyrtarë kanë zgjedhur të mos e bëjnë këtë brenda afatit ligjor.

Ndërsa, thotë se gjoba është 30 për qind e pagës mujore të këtyre zyrtarëve, por varjon nga paga e tyre, nuk është për të gjithë njëjtë.

“Më e keqja, gjithë këta janë zyrtarë që kanë qenë të obliguar të kryejnë këtë obligim për të dytën herë, që procesi i deklarimit është jashtëzakonisht i lehtë, çështje e minutave, por disia nga ta kanë zgjedhur të mos e kryejnë në afat. Shumë nga ky numër prej 141 tashmë e kanë kryer obligimin, por kjo nuk na ndalon neve të shqiptojmë gjobën për vonesën…Gjoba është 30 për qind e pagës mujore të këtyre zyrtarëve, vajon nga paga e tyre, nuk është për të gjithë njëjtë”, ka thënë Buleshkaj.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik ka filluar me 1 mars dhe ka përfunduar më 1 prill 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Ish-polic i armatosur dhe i uniformuar, Policia jep detaje për arrestimin për krime lufte

Kryediplomati shqiptar pret në takim Konjufcën, theksohet koordinimi “në çdo çështje të interesit kombëtar”

Kryediplomati shqiptar pret në takim Konjufcën, theksohet koordinimi “në çdo çështje të interesit kombëtar”

Muja takon ambasadorin francez, në fokus marrëveshjet e reja në bujqësi

Muja takon ambasadorin francez, në fokus marrëveshjet e reja në bujqësi

Sa do të ketë efekt vendimi i Hotit për aksion të inspektimeve? Flet eksperti, Bajraktari

Shtatë persona të asfiksuar nga zjarri në Tiranë, dërgohen në urgjencën e QSUT

Shtatë persona të asfiksuar nga zjarri në Tiranë, dërgohen në urgjencën e QSUT

Të premten seanca e Kuvendit të Kosovës – Në rend dite projektligji për byronë e pasurisë së pajustifikueshme

Të premten seanca e Kuvendit të Kosovës – Në rend dite projektligji për byronë e pasurisë së pajustifikueshme

Miratohet dërgimi i FSK-së në Gaza, mbetet vetëm njohja me terenin nga ushtarakët që do të operojnë atje

Miratohet dërgimi i FSK-së në Gaza, mbetet vetëm njohja me terenin nga ushtarakët që do të operojnë atje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën