TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“​Deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia largojnë investitorët”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
“​Deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia largojnë investitorët”

Deklaratat e vazhdueshme të krerëve të shtetit tonë se Serbia po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po ndikojnë negativisht në aspektin ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe liderët e vendit të jenë më të kujdesshëm siç thotë ai me mesazhet që po përçojnë tek përfaqësuesit e jashtëm. Këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, sipas tij po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend.

Rafuna thotë se pavarësisht që temat me Serbinë janë të hapura, kjo çështje sipas tij nuk duhet të jetë pengesë që shteti të punojë më shumë për të sjellë investime të huaja në Kosovë dhe për të dëshmuar që vendi është shtet stabil dhe miqësor.

“Një ndër pengesat pse investimet e huaja nuk vijnë në Kosovë, janë mesazhet që po përçohen. Kërkesa jonë është që të jemi të kujdesshëm shumë me mesazhet. Ne duhet të përçojmë mesazhe që Kosova është një vend shumë stabil, një vend miqësor i të bërit biznes, një vend i hapur për të thith investime të huaja që siguron investime të huaja në Kosovë. Ndërsa, sa i përket pikave të hapura që kemi me Serbinë sa më shpejtë që i mbyllim, është më mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin”, deklaron Rafuna për KP.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik me Tiranën, Rafuna thotë se propozimi i OEK-ut është që në kufirin Kosovë-Shqipëri të kalohet me një sistem unik të vlerës së shtuar dhe malli të mos i nënshtrohet procedurave doganore.

Rafuna rithekson se me liberalizimin e vizave ka rënë edhe qarkullimi i bizneseve.

“Mungesa e fuqisë punëtorë, mosfresikimi i politikave fiskale, masat administrative dhe jo administrative që i kemi, sidomos sfidat me vendet e rajonit që na rrethojnë”, thotë ai.

Megjithatë, ai thotë se pavarësisht liberalizimit, pritjet janë që të ketë një fluks të diasporës dhe në këtë drejtim të shtohet qarkullimi financiar te bizneset.

Duke folur për sfidat e bizneseve, Rafuna uron që të ndryshojë qasja e qeverisë karshi sektorit privat, dhe në çdo vendim që prek bizneset të kërkohet edhe opinioni i tyre.

Tags: ekonomiaLulzim RafunaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën