TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarata e patriarkut serb në Moskë cilësohet si cenim i sigurisë për Kosovën

Vizita dhe deklarata e patriarkut serb në Moskë ngjalli reagime të mëdha në Kosovë. Rreshtimi i Kishës Ortodokse Serbe krah Rusia po vlerësohet që do ndikoj në nxitjen e përçarjeve në rajon.

by Venhar Isufi
1 vit ago
1
A A

Në Kremlin, gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin patriarku serb, Porfirije u rreshtua qartazi nga Rusia.

Me ta në tavolinë ishte edhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirilli.

Besnikërinë dhe dashurinë ndaj botës serbe nuk hezitoj ta shpreh patriarku, ku gjatë bisedës përmendi edhe Kosovën.

“Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, tha Porfirije.

Këtë takim, njohësit e fushës së sigurisë në Kosovë e cilësojnë kryekëput si legjitimim të politikës propaganduese të Rusisë karshi Kosovës.

“Politika serbe mbështetet në vazhdimësi nga Kisha serbe. Për mua kjo nuk është risi, është një ngjarje një moment që shënon kulmin e përpjekjeve të Kishës serbe për të legjitimuar mbështetjen e Rusisë në rastin konkret të vet Putinit për aktivitetin propagandues për aktivitetin tjetër kundër interesave të Kosovës dhe interesave shqiptare në Kosovë dhe më gjerë”, shprehet Fatmir Çollaku, profesor i kriminalistikës.

Ndërkaq, Avni Islami profesor i shkencave të Sigurisë, thotë se patriarku ka lidhje të ngushta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kisha një rol të rëndësishëm në shtetin e Serbisë por edhe të Rusisë. Pra, nuk kanë arritë të shkëputen. E pamë vizitën e Profirije , klerikut , kryepeshkopit serb me presidentin Vuciq. Fjalët e tij ishin kryekëput fjalë politike në mënyrë gjeopolitike përfshirë Kosovën. Kjo do të thotë që bashkëpunimi i Kishës serbe me shtetin e Vuciqit janë të njëjtat dhe kanë të njëjtat pikëpamje dhe platforma të përbashkëta” , thotë Islami.

Sipas tij, shërbimet sekrete serbe po i përdorin Kishat edhe për të siguruar informacione brenda Kosovës.

Reagim për këtë ka pas edhe nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo tha se deklaratat e Porfirijes në Moskë cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në të gjithë rajonin.

“Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi iu lejua vizita në Kosovë, u shfaq në Moskë përkrah Presidentit rus Putin, duke bërë deklarata që cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në gjithë rajonin. Këto qëndrime nuk janë të reja. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë në vitet ’90. Për fat të keq, ajo trashëgimi vazhdon edhe sot, përmes deklaratave që ofendojnë fqinjët, mohojnë realitetin dhe përpiqen të destabilizojnë Ballkanin”, ka thënë Gërvalla në reagimin e saj në Facebook.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe po qëndron në Rusi për një vizitë disa ditore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mlladiqin

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën