TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deklarata e Kurtit për buxhetin e komunave, Behrami: Logjikë e viteve ’90-ta

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Deklarata e Kurtit për buxhetin e komunave, Behrami: Logjikë e viteve ’90-ta

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka cilësuar si kërcënim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk do t’i ndajë mjete buxhetore për kryetarët e komunave që “nuk dinë të punojnë” ose “vjedhin”.

Sipas Behramit, Kurti po vepron me logjikën përjashtuese të viteve ’90, ku qytetarët ndaheshin në bazë të bindjeve politike.

“Kurti është duke e keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër në detyrë dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai nuk do të ketë më mundësinë ta keqpërdorë buxhetin për nivelin lokal, sepse nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Kërcënime të tilla zgjojnë ankthët e vjetra të shqiptarëve të Kosovës, ku një logjikë e tillë politike ka ekzistuar vetëm në vitet ’90. Me të njëjtën logjikë po operon sot Albin Kurti duke ofruar një lloj ‘kontrate lojaliteti’ me qytetarët: ata që janë me VV-në përfitojnë, e ata që nuk janë, dënohen. Vetëm sa nuk tha se do t’i internojë. Sikur të kontrollonte edhe sistemin e drejtësisë, ai do të shkonte aq larg sa të internonte qytetarë që nuk i përkasin partisë së tij”, ka deklaruar Behrami në emisionin Ditari në Tëvë1.

Në vijim, Behrami ka shtuar se Kurti në vazhdimësi ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve të Vetëvendosjes, ndërsa tani po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë edhe me votuesit e partive të tjera.

“Ai nuk i ka kërcënuar vetëm votuesit që nuk janë të VV-së, por të gjithë qytetarët. Kërcënimi i parë ka ardhur ndaj vetë votuesve të tij, kur ai ka thënë se ‘dua të marr 51%’. Gjatë gjithë kohës, krizat artificiale që i ka krijuar, i ka përdorur si shantazh ndaj votuesve të tij për t’iu dhënë mesazhin: ‘shikoni çfarë ndodh kur unë nuk kam shumicën’. Ai i ka shantazhuar në vazhdimësi votuesit e VV-së dhe tani po mundohet të kërcënojë edhe votuesit e partive të tjera”, ka përfunduar Behrami.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kërkesat e PDK-së për presidentin po shihen të pakuptimta nga njohësit

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kërkesat e PDK-së për presidentin po shihen të pakuptimta nga njohësit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën