Ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq i dyshuar për “terrorizëm në bashkëkryerje” i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.
Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Me datë 08.03.2023 Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, thuhet në njoftim, përcjell teve1.info.
Pantiq, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet se ka sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe të Komisionit Zgjedhor.
Arrestimi i tij nxiti serbët në veri të Kosovës të vendosin barrikada në rrugët në drejtim të pikave kufitare që qojnë në Serbi.
Këto barrikada që qëndruan për tri javë, u larguan vetëm pas ndryshimit të masës gjyqësore ndaj Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak./teve1.info/