TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dedaj – ZPS-së: Po ma shkatërroni jetën, më përpara kisha pas dëshirë burgun e përjetshëm

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dedaj: 90% të deklaratave që i kam dhënë pas luftës s’kam qenë normal

Teksa është duke u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Gjergj Dedaj tha se më përpara kishte pasur dëshirë që të shkonte në burg të përjetshëm si dhe është i gatshëm edhe të pushkatohet.

Dedaj, kërkoi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që mos ta vendosin në pozita të rënda emocionale e shpirtërore ngase sipas tij, se po ia shkatërrojnë jetën.

“Me këto çka po tregoni tash domethënë vetëm sa po na shkatërroni jetën tonë se kurrgjë nuk jeni ka fitoni asnjë sen. Unë me ju thanë të drejtën ma përpara kisha pas dëshirë, me siguri keni naj dhomë burgu me shku në burg të përjetshëm, tash jau nënshkruaj me shumë dinjitet me shumë gatishmëri edhe pushkatim, por mos me qit në këso pozitash të rënda shpirtërore, emocionale e familjare”, tha Dedaj.

Kjo deklaratë e Dedajt erdhi pasi prokurorja e pyeti për konferencën për shtyp të cilën e kanë organizuar në Prishtinë pas rastit në Baicë.

Në pamjet që publikoi prezantoi ZPS- ja nga konferenca shihej Sokol Blakaj me një shenjë në kokë dhe Dedaj u pyet nëse kjo shenjë ishte si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga trajtimi në Baicë.

Dedaj tha se ai aty nuk ka qenë mjek për të kontrolluar dhe për të pyetur se nga i ka ardhur shenja.

Tutje, ZPS-ja tha se në deklaratën e Dedajt të dhënë në vitin 2014 kishte thënë se nga trajtimi që kishte pasur në Baicë kishte pësuar lëndime të renda të cilat i kanë mbetur të përhershme.

“Ju jeni përgjigjur se ishin shumë të rendë; për disa ditë i gjithë krahu mu nxi, deri tek gishtat dhe kur ndryshon koha, krahu i djathtë prej shpatullës deri tek maja e gishtit, tek thojtë deri tek gishtat me dhembë. Ky është një lëndim i përhershëm që me ka mbetur. Në atë kohë ju ja keni treguar një fotografi hetuesve ku shihej lëndimi juaj, a është kështu”, tha prokurorja.

Ndërsa, Dedaj tha se e ka pasur nga rrëzimi gjatë rrugës në malin e Qyqavicës dhe jo nga trajtimi në Baicë.

“Nuk kam tregue kurrfarë fotografie, nuk me kujtohet që kam tregu ndonjë fotografi. Lëndimi im e kam spjegu që ishte nga rrëzimi dhe unë kam të drejtë me u rrezu dhe kam të drejtë me u ngritë”, tha Dedaj.

Pas kësaj, Dedajt iu prezantu një fotografi e konferencës së shtypit në Prishtinë, ku sipas prokurores shihej dora e nxirë e Dedajt për të cilën ky i fundit tha se është krejtësisht normal dhe se i ka ardhur si pasojë e rrëzimit në malin e Qyqavices.

“Krejtësisht normal. E shoh edhe mirë që i pasna dy durtë që mund t’i shoh. Po e shoh edhe vetën kur kam qenë i mirë. Nëse është i nxirë ju kam tregu se këto pyetje janë për shembull unë me kanë Ajnshtajni ose s’di kush me kan, me kan robot me CD, nuk muj une me i dijtë. Thash se jam rrezu. Jam rrezu 2-3 herë nuk është e rëndësishme sepse ka qenë terreni i tillë, ka ra shi, ka qenë rrëshqiteze, ka qenë terren me gropa, ka qenë natë, kemi ecë nëpër mal dhe tash nëse jam rrezu une ose nëse ka ra shi ju doni me e fasu UÇK-në”, tha Dedaj.

Me këto pyetje, prokurorja përfundoi marrjen në pyetje të dëshmitarit Gjergj Dedaj dhe kërkoi nga trupi gjykues që si prova materiale të pranohen deklaratat e Dedajt të dhënë në vitin 2014 pranë ZPS-së dhe ato pranë UNMIK-ut në vitin 2001. Ky propozim i prokurorisë për prova materiale u pranua nga trupi gjykues. /betimipërdrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati apel qytetarëve: Dilni dhe votoni!

Murati apel qytetarëve: Dilni dhe votoni!

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Hoxha nga Drenasi thotë se vota është përgjegjësi

Hoxha nga Drenasi thotë se vota është përgjegjësi

Murati apel qytetarëve: Dilni dhe votoni!

Murati apel qytetarëve: Dilni dhe votoni!

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Kosova mbanë stërvitjen e fundit, mungon Rexhbeçaj

Kosova mbanë stërvitjen e fundit, mungon Rexhbeçaj

Hoxha nga Drenasi thotë se vota është përgjegjësi

Hoxha nga Drenasi thotë se vota është përgjegjësi

Procesi zgjedhor në veri dhe situata në Bërnjak

Procesi zgjedhor në veri dhe situata në Bërnjak

Ceraviku i Klinës me tre kandidatë për kryetar komune

Ceraviku i Klinës me tre kandidatë për kryetar komune

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën