TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Debate në Kuvendin e Shqipërisë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

by teve1
3 javë ago
0
A A
Debate në Kuvendin e Shqipërisë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

Me tensione dhe debate është shoqëruar seanca plenare e kësaj të enjte (11 tetor), pas vrasjes tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në nisje të seancës, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Kalaja, ndërsa opozita kërkoi mbajtjen e përgjegjësive politike nga maxhoranca.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan dorëheqjen e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, duke e akuzuar për neglizhencë në garantimin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se ngjarja, sipas tij, ka tronditur themelet e shtetit ligjor edhe për mosmarrjen e masave për shtim të numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Po ashtu, Bardhi kërkoi prezencën e kryeministrit Rama në seancë plenare për dhënë shpjegime lidhur me mungesën e një përgjigje ndaj organeve të drejtësisë për shtimin e masave të sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit.

“Shprehim ngushëllimet tona, por ne seancën duhet ta nisnim me një fjalë dorëheqje të ministres së punëve të brendshme. Është e paimagjiueshme që një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit. Dhe ministrja gënjen opinionin se policia s’ka detyrime për të garantuar sigurinë në Gjykatën e Apelit. Është detyra e Policisë së Shtetit të garantojë sigurinë ne institucionet e drejtësisë. KLGJ ju nxori zbuluar ku publikoi korrespodencën me Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit ku kërkonte mbështetjen e policisë dhe policia refuzonte në përmbushje të ligjit të garantonte sigurinë e gjyqtarëve në ushtrimin e funksionit të tyre. Kurrë në historinë botërore s’ka ndodhur kjo gjë. Kishte përgjegjësi politike . Ministrja e Brendshme të japë dorëheqjen. Kryeministri të japë përgjigje përse për 3 vite s’ju përgjigj kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit”, deklaroi Bardhi.

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi ministren Koçiu për “mashtrim publik”.

“Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike. Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike.Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin. Është për atë drejtësi e cila sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor. Është për atë drejtësi, e cila sipas organeve zyrtare kërkon 15 vite për një vendim. Është për atë drejtësia, e cila sot për mungesë e vendimeve ka krijuar qindra e qindra raste vetëgjyqësie”, tha ai.

Nga ana tjetër, maxhoranca u përgjigj duke i akuzuar ata për nxitje të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Ministrja Koçiu theksoi se në lidhje me çështjen në fjalë, Policia e Shtetit ka kryer veprime në përputhje me ligjin.

“Është shumë e qartë për të gjithë se kush është nxitësi i gjuhës së urrejtjes. Kush është nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë. Gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer dhe mashtruar është në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka Policia e Shtetit, përgjegjësisë që kryejnë institucionet publike. Ju e dini se nëse do të kishte përgjegjësi një polic i shtetit, sot do të ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore, mjafton të shikoni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016 si produkt i Reformës në Drejtësi. Produkt i kësaj reforme janë edhe ndarjet e qarta të përgjegjësisë së institucioneve”, deklaroi ajo.

Edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari bëri përgjegjëse opozitën për përdorimin e “një gjuhe denigruese” ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

“Në fakt të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, të mundohesh të kapitalizohesh politikisht mbi një vrasje është e rëndë. Keni përgjegjësi për të gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Nga daljet në ballkon, gjuha e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit dhe sigurisht që do ndodhin ngjarje të tilla. Ju keni qenë këtu gjithë kohës dhe nuk keni lënë, nga Prokurorja e Përgjithshme që e keni ofenduar në sy të ndërkombëtareve, keni anatemuar ambasadorin e BE vetëm se mbështetën Reformën në Drejtësi. Ndillni gjuhën e urrejtjes. Nuk keni turp. Shqiptarët e dinë dhe ndaj ju kanë lënë aty ku jeni. Mos linçoni gjyqtarë e prokurorë, mos ngjallni gjuhën e urrejtjes. Urrejtja prodhon dhunën dhe ju këtë keni bërë gjithë këto vite”, u shpreh ministri.

Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.

Në fjalën e tij para deputetëve kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi se vrasja e një gjyqtari është një ngjarje e cila u dënua nga gjithë spektri politik e opinioni publik në vendin tonë.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vrasja e tij ka shkaktuar një tronditje të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur reagime të fuqishme nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të shtetit./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua akuzohet për vjedhjen e bizhuterive në Luvër

Një grua akuzohet për vjedhjen e bizhuterive në Luvër

Me 3 dhe 4 nëntor hapet libri i zisë për Fatos Nanon në ambasadën shqiptare në Prishtinë

Me 3 dhe 4 nëntor hapet libri i zisë për Fatos Nanon në ambasadën shqiptare në Prishtinë

Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit

Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit

Vdekja e Fatos Nanos, Shqipëria të dielën në zi

Vdekja e Fatos Nanos, Shqipëria të dielën në zi

Hendboll, të dielën ndeshja e kthimit me Britaninë e Madhe

Hendboll, të dielën ndeshja e kthimit me Britaninë e Madhe

Vdes një person pas plagosjes në Fushticë të Drenasit

Një grua akuzohet për vjedhjen e bizhuterive në Luvër

Një grua akuzohet për vjedhjen e bizhuterive në Luvër

Zjarr në një hotel në Obiliq, pa persona të lënduar

Zjarr në një hotel në Obiliq, pa persona të lënduar

Dy persona ndalohen për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të Veriut

Dy persona ndalohen për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të Veriut

Incidenti me tifozët në Vushtrri, dy të lënduar dy të tjerë dërgogen në mbajtje

Incidenti me tifozët në Vushtrri, dy të lënduar dy të tjerë dërgogen në mbajtje

Policia e Kosovës nuk lejon përleshjen e tifozëve në Vushtrri, përdor gaz lotsjellës

Policia e Kosovës nuk lejon përleshjen e tifozëve në Vushtrri, përdor gaz lotsjellës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën