Trajneri portugez Fernando Santos rrezikon të humbasë postin pas humbjes 5-0 nga Islanda. Në 11 ndeshje të fundit, Azerbajxhani ka regjistruar dy barazime (0-0 ndaj Estonisë dhe Polonisë) dhe nëntë humbje, duke shënuar vetëm katër gola dhe duke pësuar 29.
Mes kandidatëve për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar më parë Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023. Gjatë periudhës së tij, De Biasi grumbulloi 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe 56 të pësuar.
Azerbajxhani do të luajë në shtëpi kundër Ukrainës të martën dhe më pas do të vizitojë Francën më 10 tetor, në kuadër të Grupit D të kualifikimeve evropiane për Kupan e Botës 2026.