TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vllasi thotë se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Vllasi thotë se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve

Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi, për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, që zhvillohet me 2 maj, thotë se nuk mund të ketë pritshmëri të mëdha.

Vllasi, në emisionin “Info Nata” thotë që situata dhe raportet me Kosovës dhe Serbisë tani janë më të tensionuara.

“Nuk mund të kemi pritshmëria të mëdha, sepse situata dhe raportet me Serbisë dhe Kosovës tash janë më të tensionuara, sesa kur ishte takimi i fundit në Ohër. Është prit një plan aktiviteti për zbulimin e fatit të të pagjeturit nga lufta, por sidoqoftë deklarata do të jetë çka do të jetë ajo është mirë”, tha ai në Tëvë1.

Sipas Vllasit, çështja kryesore që nesër në takim duhet të sqarohet është shkelja e marrëveshjes që është bërë nga ana e presidentit Vuçiq, që ka penguar Kosovën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Çështja kryesore është që duhet të sqarohet se si Vuçiq menjëherë me të dyja këmbët ka shkelur pikën katër të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Ajo është që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në procedurat e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha avokati.

Vllasi thotë që presidentit Vuçiq i intereson vetëm Asociacioni, ku sipas tij këto çështje sinjalizojnë që nuk do të ketë asnjë hap para në dialog.

“Vuçiqit po i intereson vetëm Asociacioni i komunave, publikisht po thotë që nuk i intereson asgjë tjetër. Këto janë çështje të cilat sinjalizojnë që asnjë hap esencial përpara në dialog nuk do të ketë, por do të shohim se çfarë qëndrimi do të kenë ndërmjetësuesit”, tha ai mes tjerash.

Njohësi i çështjeve politike thotë që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve, sepse me këtë nënkuptohet dhe njohja reciproke.

“Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve, sepse normalizim i marrëdhënieve, apo një marrëveshje finale mes Serbisë e Kosovës, nënkupton edhe njohjen reciproke, Serbia edhe pas çdo rundi të bisedimeve, ku edhe Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit ka thënë që kurrë Serbia nuk do ta njoh Kosovën”, shto ai.

Në takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkohë, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës është i rëndësishëm. /teve1.info/

Tags: Azem Vllasinjohja reciproketakimi i 2 majit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën