TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

DASh: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Departamenti i Shtetit: Të zhgënjyer që Kosova dhe Serbia nuk arritën marrëveshje në Bruksel

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller, raporton REL.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë.

Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri.

Radoiçi që është nën sanksione amerikane, sipas presidentit serb do të merret në pyetje nga organet kompetente serbe.

Tags: DASHMathew Millervrasja e policit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Jahjaga: Roli i NATO-së dhe SHBA-së jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë

Jahjaga mohon se kishte takime me Epstein: Raportime të pavërteta

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Rrahmani kthehet në vikend, starton ndaj Genoas

Jahjaga: Roli i NATO-së dhe SHBA-së jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë

Jahjaga mohon se kishte takime me Epstein: Raportime të pavërteta

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën