TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, Zabërgja e Bekaj optimistë

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, Zabërgja e Bekaj optimistë

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orët e mesditës, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda. Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë zhvilluar rigjenerim në palestër, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka kryer stërvitje intensive në fushë.

Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.

Në përfundim të stërvitjes, dy futbollistët Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj kanë folur për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme, duke shprehur optimizmin e tyre për rezultate pozitive.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin, duke pasur parasysh se kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Shpresoj që me seriozitet maksimal dhe qasje të mirë t’i kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë si ekip kombëtar. Fillimisht përballemi me Slloveninë, ku synojmë të paktën një pikë, edhe pse me grupin e lojtarëve që kemi mund të shkojmë për fitore. Ekipi është paraqitur në nivel të jashtëzakonshëm, sidomos kundër Suedisë, ku të gjithë dhanë 100 për qind dhe u arritën rezultatet që dëshiruam. Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe meritojmë të jemi pjesë e Botërorit”, tha Baton Zabërgja i rikthyer në ekipin kombëtar pas lëndimit që e kishte lënë jashtë grumbullimit të tetorit.

Ndërkohë, Bekaj shtoi: “Të gjithë bashkëlojtarët janë në formë shumë të mirë dhe atmosfera është e shkëlqyer. Shpresoj të fokusohemi maksimalisht te ndeshja kundër Sllovenisë, sepse është shumë e rëndësishme të dalim me rezultat pozitiv. Pastaj, nëse kemi pak fat dhe Zvicra gabon në ndeshjen e parë, do të kishim mundësinë të luajmë një finale këtu në ‘Fadil Vokrri’. Mungesa e Aro Muriq? Kemi pasur situata të ngjashme edhe më herët, madje edhe kundër Zvicrës jashtë kemi luajtur pa 5-6 lojtarë kryesorë dhe kemi barazuar 1:1. Edhe kundër Suedisë kishim mungesa por ia dolëm. Tani jemi shumë më të kompletuar dhe besoj se do t’ia dalim. Më e rëndësishmja është që secili që hyn në fushë të japë maksimumin dhe jam i bindur se do të arrijmë rezultate pozitive në të dyja ndeshjet.”

Dardanët do të vazhdojnë me përgatitje edhe në ditët në vijim, me fokus të plotë drejt përballjes së parë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Torino pa Ismajlin edhe ndaj Genoas

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

​Rama i shkruan Muratit për buxhet: Pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026?!

“Ditari”- 18.02.2026

“Ditari”- 18.02.2026

Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Arbërie Nagavci i dorëzon detyrën ministrit të ri të Arsimit, Hajrulla Çeku

Arbërie Nagavci i dorëzon detyrën ministrit të ri të Arsimit, Hajrulla Çeku

Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

Rriten çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 5,8% në janar 2026

Rriten çmimet në Kosovë, inflacioni arrin në 5,8% në janar 2026

Haxhiu priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Haxhiu priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën