Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zbresë në fushë sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Dardanet do të përballen me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët, duke ftuar publikun që të mbështesë vajzat në këtë përballje të rëndësishme.
Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, ndërsa Kosova synon paraqitje të fortë dhe fitore para tifozëve vendas në rrugëtimin drejt Evropianit.











