TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Dardanet” optimiste para duelit me Uellsin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
“Dardanet” optimiste para duelit me Uellsin

Pas disfatës nga Ukraina, futbollistet e Kombëtares së Kosovës do të përballen me Uellsin në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Të premten e shkuar, Kosova pësoi 2:0 në Antalia të Turqisë nga Ukraina, ndërsa të martën do të kenë punë me Uellsin. Dueli mes Kosovës dhe Uellsit, zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe nis në orën 14:00. Uellsi është favorit i Grupit 4 të Ligës B, pasi në ndeshjen e parë triumfoi 4:0 ndaj Kroacisë.

Te Kosova e kanë parasysh se ndeshja me Uellsin do të jetë sfiduese, por insistojnë se do të japin më të mirën dhe nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

“Dardanet” të hënën e kanë mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Uellsin. Stërvitja u mbajt në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa te Kosova kishte optimizëm.

Selektorja Anneli Andersen ka pranuar se i pret një ndeshje e vështirë por ka thënë se ekipi është përgatitur mirë dhe i gatshëm për lojë. Futbollistja Lumbardha Misini ka zbuluar se gjatë këtyre ditëve kanë punuar për t’i evituar gabimet e bëra me Ukrainën dhe se ndaj Uellsit futen për rezultat pozitiv. Krahas Misinit, optimizmin e saj për ndeshjen me Uellsin e ka shprehur edhe futbollistja tjetër, Valentina Metja që ka insistuar se janë përgatitur maksimalisht për të neutralizuar lojën e kundërshtareve.

Te Kosova llogarisin edhe në përkrahje të shikuesve në tentim për ta ndalur favoritin e grupit. Kosova ndeshjet e radhës i ka në qershor. Në grupin kualifikues i duhet të renditet në njërën prej tri pozitave të para për të vazhduar në plejof. Nëse mbetet e fundit kthehet në Ligën C.

Para ndeshjes me Ukrainën, Kosova ishte në seri prej 14 ndeshjeve pa humbje. Kishte 13 fitore në këtë seri impresive, gjatë së cilës nga Liga C kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Përpjekja e Hagës për t’i shkëputur veprimet individuale nga konteksti historik rrezikon ta deformojë të vërtetën e luftës

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Kërkesa për 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së, kundërshtohet nga OVL-UÇK dhe avokatët

Kërkesa për 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së, kundërshtohet nga OVL-UÇK dhe avokatët

Rrëfimi i ushtarit që me shkrepjen e armës tregoi ardhjen e lirisë

Rrëfimi i ushtarit që me shkrepjen e armës tregoi ardhjen e lirisë

Rruga në fshatin Besi e dëmtuar pas punimeve të ujësjellësit, banorët në hall

Rruga në fshatin Besi e dëmtuar pas punimeve të ujësjellësit, banorët në hall

Ushtarët e Kosovës në Gaza? – Detaje rreth pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizues

Ushtarët e Kosovës në Gaza? – Detaje rreth pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën