E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, është takuar me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkpëunim, Fikrim Damka.
Të dy palët kanë theksuar rëndësinë e sigurimit që të gjitha komunitetet në Kosovë të përparojnë.
“Në takimin e saj me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati theksoi rëndësinë e sigurimit që të gjitha komunitetet në Kosovë të përparojnë dhe diskutoi përpjekjet për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve”, njofton Ambasada e ShBA-ve në Kosovë./teve1.info/







