TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dalja në skenë e UÇK-së në varrimin e Halit Gecit ishte ide e Adem Jasharit

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
Dalja në skenë e UÇK-së në varrimin e Halit Gecit ishte ide e Adem Jasharit

Ai tregon se fillimisht kanë pasur malltretime e presion nga forcat serbe që vrasja e mësuesit të cilësohet si vrasje në vija të fronit dhe jo në shkollë.

“Them të drejtën më 27 nëntor axha me një kushëri kanë shkuar ta marrë trupin e pajetë në Mitrovicë. Atje kanë has në policinë serbe që i kanë marrë edhe i kanë fut në zyre dytë ndaras duke i bërë presion që ata të thonë se ky nuk ishte mësues por u vra në vija të frontit. Mirëpo, për shak të presioneve kanë pas edhe maltretime fizike nuk kanë arrit të mbrojnë qëndrimin se mësuesi u vra në shkollë, e jo në vija të fronit ku thonin ata dhe në fund u kanë thënë ta marrin trupin dhe sa më shpejt për ta varros”, tha Lulzim Geci, i biri i mësuesit Halit Geci.

Reklamë

Tutje, Geci në “Ditari” në tëvë1 thotë se gjatë kohës sa po prisnin njerëz për ngushëllime, u ka ardhur kërkesa që varrimi i tij të bëhet më 28 nëntor dhe që të bëhet dalja publike e UÇK-së.

“Pasi tek ne në një odë njerëzit vinin për ngushëllime na kanë ardh informacione nga disa shokë të lagjes edhe na kanë thënë se po kemi qejf me varros nesër mësuesin, e jo sot për shkak se është dita e flamurit. Axha Avdyli ka thënë se deri sot ka qenë vëllau ynë nga sot edhe i juaji i të gjithëve dhe u vendos aty për aty që dalja të bëhet më 28 nëntor. Në mbrëmje në odë e kanë thirr axhën Avdylin i kanë thënë po të thirrë dikush në odë te Haxhija. U shku axha edhe i kanë tregu ata se duan të që ata të kujdesen për ceremoninë e varrimit dhe të gjitha ato çka janë se na kemi vendos kështu kështu. Ai u ka thënë ne kemi pritë këtë ditë për ushtri tonë, homazhet i kryejmë ne ndërsa ju detyrimet e juaja, unë kam vendos le të bëhet siç keni planifikuar ju më 28 nëntor”, tha ai.

Sipas tij, deri në momentet kur kanë filluar fjalimet e krerëve të UÇK-së, familjarët e mësuesit nuk ishin në dijeni se çfarë do të ndodhte.

“Atëherë derisa ato mbajshin fjalimet kam dëgju një zhurmë të veturave që ka ardhë edhe kam pas prapa shpine është një foto diku një kushëri më shtrëngon më thotë mos lëviz, nuk ka asgjë dhe nuk kam pasë dijeni derisa kanë dal ata pjesëtarë të UÇK-së në atë kohë që ishin të panjohur për ne derisa kam ndëgju fjalimin e Rexhep Selimit nuk kam ditë asgjë. Për 99 për qind qytetarëve nuk e kanë ditë ndoshta 1 për qind e kanë ditë”, tha ai.

Madje, ai tregon se ideja për varrimin e mësuesit më 28 nëntor ishte e komandantit legjendar, Adem Jashari i cili ishte përkujdesur për sigurinë e turmës që po merrnin pjesë në ceremoninë mortore.

“Po është ideja e komandantit Adem Jashari që pikërisht varrimi i mësuesit të bëhet më 28 nëntor në varrimin e mësuesit të dalin UÇK ku për sigurinë e asaj mase që ka qenë shumë e madhe jashtëzakonisht e madhe, ai e ka bërë sigurinë me disa shokë tjerë në pjesët si shihet pamja prej anës së qytetit të Skënderajt”, tha ai.

Ndërkaq, Lulzim Geci potencon se pas kësaj ngjarje familja e tij tashmë ishte e rrezikuar dhe se ai i kishte reduktuar daljet në qytet.

“Pas kësaj ngjarje lidhjet e mija me qytet veç janë shkëput për shkak të rrezikut që tregonin edhe njerëzit edhe kam vendos pas vrasjes së babait i jam bashkëngjit ÇK-së. Në varrim ceremonia është kry pa asnjë problem telashe nuk ka ardhë as policia serbe dhe prej asaj kohe një periudhë të gjatë rruga ka qenë e bllokuar nuk kanë parakaluar forcat serbe asaj rruge”, tregoi ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO apelon bizneset për nënshkrimin e kontratave të energjisë deri më 15 gusht

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO apelon bizneset për nënshkrimin e kontratave të energjisë deri më 15 gusht

Sekuestrohen armë në dy lokacione të ndryshme në Malishevë

Sekuestrohen armë në dy lokacione të ndryshme në Malishevë

Kushtetuesja rrëzon nenin e Statutit të ShSKUK: Kujdesi mendor, i përjashtuar padrejtësisht

396 hektarë pronë shoqërore kthehen nën mandatin e AKP-së

396 hektarë pronë shoqërore kthehen nën mandatin e AKP-së

Emisioni “Ditari” 13.08.2025

Emisioni “Ditari” 13.08.2025

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO apelon bizneset për nënshkrimin e kontratave të energjisë deri më 15 gusht

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO apelon bizneset për nënshkrimin e kontratave të energjisë deri më 15 gusht

“Harta” e Instagramit shkakton reagime negative, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë!

“Harta” e Instagramit shkakton reagime negative, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë!

Sekuestrohen armë në dy lokacione të ndryshme në Malishevë

Sekuestrohen armë në dy lokacione të ndryshme në Malishevë

Topalaj vazhdon edhe për dy vite te Ferizaj

Topalaj vazhdon edhe për dy vite te Ferizaj

Katër këshilla të zgjuara për të përballuar valën e të nxehtit

Katër këshilla të zgjuara për të përballuar valën e të nxehtit

Kushtetuesja rrëzon nenin e Statutit të ShSKUK: Kujdesi mendor, i përjashtuar padrejtësisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X