Sulmuesi Mirlind Daku do t’i mungoj skuadrës së Rubin Kazanit në ndeshjen kampionale kundër Dinamos së Moskës që luhet të dielën në mbrëmje.
Mungesën e Dakut e ka konfirmuar trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov të enjten në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
Ai ka bërë të ditur se Daku tashmë i është nënshtruar trajtimit mjekësor pasi nuk mund të luaj me injeksione gjatë tërë kohës dhe do të pauzoj për një periudhë.
Daku luajti me injeksione edhe te Shqipëria këtë muaj në Ligën e Kombeve dhe mbetet të shihet se kur do të rikuperohet plotësisht për të qenë i gatshëm për lojë.
Ai është njëri prej lojtarëve kryesor të Rubin Kazanit dhe këtë sezon ka shënuar 6 gola e ka bërë 3 asistime në 11 paraqitje në kampionatin e Rusisë.
Aktualisht, Rubin Kazani zë vendin e 7-të në tabelë me 14 pikë të grumbulluara.