Ish-kryesuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka tha se zgjedhjet në këto komuna mund të mbahen në fillim, eventualisht në mes të muajit dhjetor.
“Kjo diku në fillim të dhjetorit, eventualisht nga mesi i dhjetorit kishin me qenë ato data, të gjitha varen se kur do shpallen zgjedhjet”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Mirëpo, sipas saj, funksionimi i procesit zgjedhor në këto katër komuna, mund të vështirësohet nga dorëheqja e sotme e 4 zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor.
Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS (Republika e Kosovës). /teve1.info/