TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Daçiq thotë se do të angazhohen maksimalisht për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Daçiq: Nëse Serbia do t’i vendoste sanksione Rusisë, do t’i dëmtonte interesat e veta

Ivica Daciq

Ai thotë se lidhur me këtë çështje është angazhuar që në ditën e parë kur e ka marrë postin e ministrit.

“Që në ditën e parë të kthimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme e kam trajtuar pikërisht këtë çështje, sepse edhe kjo është pjesë e presionit të përgjithshëm të ushtruar ndaj Serbisë. Nuk jemi në një pozicion të favorshëm, nuk është sekret, sepse pranimi i anëtarëve të rinj në Këshillin e Evropës nuk kërkon pëlqimin e të gjithëve, por dy të tretat e anëtarëve aktualë. Në anën tjetër, lobimi i Prishtinës për të hyrë në këtë organizatë ka vazhduar për një kohë të gjatë, me vite dhe ne kemi bërë një përpjekje të madhe deri më tani që kjo të mos ndodhë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në të, me forcë të plotë, si ndaj Këshillit të Evropës ashtu edhe ndaj të gjithë anëtarëve, sepse e dimë shumë mirë se pranimi i Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe një goditje e rëndë për këtë organizatë”, tha ai.

Madje, në një intervistë për “Kurir” Daçiq paralajmëroi se mund të ketë edhe shtete që do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

“Jo vetëm që është e mundur, por është edhe realiste. Me kusht që Prishtina të shkelë Marrëveshjen e Uashingtonit dhe të fillojë të kërkojë sërish pranim në organizatat ndërkombëtare. Ky nuk është kërcënim, ne kërkojmë vetëm që të respektohet ajo që tashmë është rënë dakord. Dhe nëse nuk respektohet, ne do të dimë si të përgjigjemi”, deklaroi ai.

Po ashtu, kryediplomati serb ka folur edhe për konvertimin e targave ilegale në RKS, për çka thotë se “Prishtina po dëshiron përshkallëzim të situatës”.

“Për se di të satën herë po e shohim lojën e njëjtë që e dikton Prishtina – nëse nuk ndodh siç duan ata, atëherë do të ketë dhunë. Kjo është e vetmja politikë që kanë, pavarësisht nëse në qeveri është Kurti, Haradinaj, Thaçi apo cilido. Le të diskutojnë me ta ata që u kanë lejuar gjithmonë sjellje të tilla destruktive. Kanë në tavolinë një propozim nga Perëndimi që të shtyhet riregjistrimi, është propozim i arsyeshëm, sepse eliminon mundësinë e përshkallëzimit, çon në qetësim dhe dialog, dhe qartësisht nuk është ajo çfarë i përgjigjet Kurtit. Në çdo rrethanë, ne sigurohemi që bashkatdhetarët tanë të jenë të sigurtë të mos ekspozohen ndaj ndonjë rreziku, pavarësisht se sa shumë është i mundur kur në Prishtinë keni një ekip agresiv në pushtet. Kjo është një çështje qendrore për ne, siç ka qenë edhe më herët, që të bëjmë maksimumin për të mbrojtur serbët në Kosovë”, tha Daçiq./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Facebook-ut

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Facebook-ut

​Dita Botërore kundër Kancerit

​Dita Botërore kundër Kancerit

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën