Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, vlerëson se Marrëveshja e Brukselit e 2013 është arritja më e madhe e Beogradit në kuptimin politik pas vitit 1999 dhe Rezolutës 1244, ngase sipas tij është diçka e prekshme që Serbia e ka marrë për serbët në Kosovë.
“Marrëveshja e Brukselit është arritja jonë më e madhe në kuptimin politik pas vitit 1999 dhe rezolutës 1244, është diçka e prekshme që e kemi marrë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi, prandaj Prishtina po i shmanget, po të ishte diçka që nuk kishte vlerë, ata do ta kishin aplikuar tashmë një milion herë”, tha Daçiq në në TV Prva, përcjell tanjug.rs.
Sipas tij, Serbia në këto 10 vite pas Marrëveshjes së Brukselit ka qenë e ekspozuar “ndaj hipokrizisë së bashkësisë ndërkombëtare”.