TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çmimet e njëjta të barnave, gënjeshtër apo e vërtetë?

Vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për unifikim të çmimit të barnave, vështirë se po e besojnë qytetarët. Nga Oda e Farmacistëve në anën tjetër thonë se ky ligj është i jashtëligjshëm dhe i pazbatueshëm.

by Albiona Hajdari
1 vit ago
8 1
A A

Nga një shkurti ka hyrë në fuqi ligji për unifikimin e çmimit të barnave.

Megjithatë, këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët vështirë se po e besojnë.

Kjo pasi po hasin në çmime të ndryshme për barna të njëjta.

“Nuk munden me kon ato njëjta. Dikush e ka psh 20 euro, dikush 10, dikush 12 nëpër barnatore”, ka deklaruar një qytetar.

“Ka dallime, ka dallime. Po si s’është mirë, kishte me qenë n’rregull por nuk i besohet se është fushatë zgjedhore”, ka deklaruar qytetari tjetër.

“Moti është dashtë me u bo, moti…”.

Se është i domosdoshëm të zbatohet ky ligj e thonë njohësit e shëndetësisë.

“Në të kaluarën qytetarët e Kosovës kanë vuajtur shumë prej çmimeve të barnave, në shumë raste të fryra, për shkak të abuzimit nga institucionet apo operatorët e ndryshëm, prandaj është shumë i rëndësishëm që ky ligj të zbatohet”, ka deklaruar njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija.

Megjithatë sipas Odës së Farmacistëve, vënia në fuqi e këtij ligji nuk e ka prioritet rregullimin e sektorit farmaceutik.

“Vazhdimisht kemi ankesa nga farmacistët për implementimin dhe mungesën e informatave rreth këtij vendimi. Edhe një herë, paragrafi 6 i vendimit për unifikimin e çmimit të barnave është i jashtëligjshëm dhe i pazbatueshëm”, ka thënë Astrit Haxhijaha nga Oda e Farmacisteve të Kosovës.

Nga OFK megjithatë mirëpresin opinionin ligjor të ATK-së, me të cilin konfirmohet se çmimi i produktit duhet të jetë vlera e hapur e tregut por jo me pak se çmimi i kostos.

E për mënyrat e zbatimit të këtij ligji ka pasur reagime edhe nga Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike në Kosovës.

Sipas tyre, ligji i tillë mund të dëmtojë distributorët dhe të krijojë monopolizim të produkteve farmaceutike.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën