TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Çmimet e naftës ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga dhjetori 2021, pasi një valë trazirash në Kinë goditi oreksin e investitorëve për asete me rrezik dhe errësoi perspektivën për kërkesën për energji, duke shtuar stresin në një treg tashmë të paqëndrueshëm global të naftës së papërpunuar.

Brent, nafta referencë ndërkombëtare, ra me 2,53 dollarë ose 3,03 për qind në baza ditore, në 81,10 dollarë për fuçi, në tregjet deri në orën 11:37 me orën tonë, sipas të dhënave të portalit oilprice.com, i cili monitoron çmimin e lëvizjes reale.

Nafta e papërpunuar amerikane WTI ra 2.25 dollarë, ose 2.95 për qind, në 74.03 dollarë për fuçi.

Në Kinë, protesta masive për masat e rrepta antiCovid shpërthyen në të gjithë vendin gjatë fundjavës, duke përfshirë demonstratat në Pekin dhe Shangai, duke shkaktuar një shitje në tregun e naftës në fillim të kësaj jave, raporton Bloomberg.

Tërheqja e re e çmimeve të naftës vjen pas javësh rëniesh të shkaktuara nga shenjat e një ngadalësimi ekonomik në Kinë dhe vendimi i Bashkimit Evropian për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse, i cili duket se ka ndikim minimal në tregti.

Spekulatorët kanë reduktuar ndjeshëm investimet në naftë, duke postuar uljen e gjashtë më të madhe në pozicionet e gjata neto në naftën bruto Brent javën e kaluar.

Në ditët në vijim, tregu ka të ngjarë të përjetojë më shumë luhatshmëri çmimesh në pritje të takimit të OPEC + për nivelin e ardhshëm të prodhimit.

Të dhënat nga rrjeti social kinez Baidu tregojnë se trafiku në qytetet më të mëdha të Kinës ka rënë ndjeshëm mëngjesin e sotëm, ku trafiku në kryeqytetin Pekin ishte 45 për qind më i ulët se një vit më parë, ndërsa në Guangzhou ishte 35 për qind më i ulët.

Është vlerësuar se kërkesa kineze për naftë këtë tremujor mund të jetë mesatarisht 15.11 milionë fuçi në ditë, nga 15.82 milionë fuçi në ditë një vit më parë, sipas firmës analitike amerikane Kepler./Ksp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Stuhia e dëborës godet SHBA-në, mijëra persona pa energji, anulohen mbi 2 mijë fluturime

Stuhia e dëborës godet SHBA-në, mijëra persona pa energji, anulohen mbi 2 mijë fluturime

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Spiropali sot në Kosovë, takon krerët e shtetit

Spiropali sot në Kosovë, takon krerët e shtetit

E mërkura me diell dhe vranësira

E mërkura me diell dhe vranësira

Kurti rithekson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën në përvjetorin e luftës

Kurti rithekson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën në përvjetorin e luftës

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën