TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Clark nuk e përjashton mundësinë që Putin të përdorë armë bërthamore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Clark nuk e përjashton mundësinë që Putin të përdorë armë bërthamore

I doli në krah Kosovës, në ditët më të errëta të saj. Andaj konsiderohet si një hero nga populli shqiptar. Ishte në dorën e tij, si komandant dhe gjeneral i NATO-s ta ndalte ushtrinë serbo-jugosllave, që po kryente krime mizore ndaj popullit shqiptar.

Prandaj edhe sot e kësaj dite, uniforma e Gjeneralit Wesley Clark ruhet me kujdes në muzeun kombëtar të Kosovës.

Aty ruhen edhe predhat që u përdorën nga Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet që nga përfundimi i luftës, Wesley Clark vazhdon të jetë lidhur ngushtë me Kosovën.

Ai thotë për tëvë1 se bota është trazuar nga Presidenti Rus, Vladimir Putin.

Clark sheh ngjashmëri mes tij edhe ish-kasapit të Ballkanit, Slobodan Miloseviq.

Gjenarali në pension nuk e përjashton mundësinë që Putin të përdor edhe armë bërthamore.

“Bota nuk është e sigurt, po e shohim se çfarë po ndodh me luftën në Ukrainë. Vladimir Putin nuk po kthehet prapa. Ai po kërkon që qytetarët rusë të sakrifikojnë për të. Nuk e përjashtoj mundësinë që ai të përdorë armë nukleare. Këto janë krimet më mizorë që po shohim në Shekullin 21. Ushtria e Jugosllavisë ishte e fortë kur NATO ndërhyri në Kosovë, por për dallim nga Rusia që ka ushtri të dobët, këta të fundit megjithatë kanë armë bërthamore. Neve na u deshën 78 ditë që ta ndalim Millosheviqin, ndërsa kjo luftë në Ukrainë po duket shumë e gjatë, dhe përfundimi nuk është afër”, u shpreh Clark.

Gjenerali ushtarak ka folur edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se emërimi i Christopher Hill si ambasador në Beograd, lë të kuptojë se situata është shumë serioze. Megjithatë ai nuk sheh rrezik të luftës në Ballkan, për shkak të fuqisë se madhe që ka NATO.

“Kemi një ambasador të madh, ai është Christopher Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është në vendin dhe momentin e duhur. Gjithashtu edhe në  Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar një ambasador të fortë. Pra duhet të vazhdoj dialogu me Serbinë, edhe nëse ka shumë dallime e probleme. Fjalët që po përdoren për luftë nuk më shqetësojnë, sepse i di kapacitetet e NATO-s”, shtoi ai.

Mes tjerash, Wesley Clark, e sheh si të domosdoshme që Kosova të ushtrojë sovranitet të plotë edhe në veri të vendit.

Kronika e gazetarit, Shpat Blakçori

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar në aksidentin në Gllarevë, e përfshirë edhe vetura e Policisë

Tre të lënduar në aksidentin në Gllarevë, e përfshirë edhe vetura e Policisë

Nura: PDK s’ka vija të kuqe me LVV-në, qytetarët t’i japin shans Hamzës për kryeministër

Nura: PDK s’ka vija të kuqe me LVV-në, qytetarët t’i japin shans Hamzës për kryeministër

Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

Zbehen tensionet, LVV dhe PDK të gatshme për bashkëpunim?! Përmbytjet – mbyllen shkollat | MESDITË

Zbehen tensionet, LVV dhe PDK të gatshme për bashkëpunim?! Përmbytjet – mbyllen shkollat | MESDITË

Shi i madh në Prishtinë, por gjendja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është shumë e mirë

Shi i madh në Prishtinë, por gjendja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është shumë e mirë

Tre të lënduar në aksidentin në Gllarevë, e përfshirë edhe vetura e Policisë

Tre të lënduar në aksidentin në Gllarevë, e përfshirë edhe vetura e Policisë

Investimi rekord 1.3 miliardë euro

Investimi rekord 1.3 miliardë euro

Nura: PDK s’ka vija të kuqe me LVV-në, qytetarët t’i japin shans Hamzës për kryeministër

Nura: PDK s’ka vija të kuqe me LVV-në, qytetarët t’i japin shans Hamzës për kryeministër

Bashkimi debuton sonte në FIBA Europe Cup, përballet me Cibonën

Bashkimi kërkon fitoren e tretë në FIBA Europe Cup

Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

Trumpi po shqyrton të sulmojë Iranin

Dy vjet burg për burrin që kërcënoi me vdekje presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën