TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka thanë mbrojtja e të akuzuarve për sulmin ndaj KKZ-së?

Ka përfunduar procesi gjyqësor për sulmin ndaj zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut. Të akuzuarit mohuan sërish fajësinë, derisa mbrojtësit e tyre patën kritika për aktakuzën e prokurorisë.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
1 0
A A

Gjyqi i të akuzuarve për këtë sulm i erdhi fundit.

Në seancën e fundit ku u dhanë fjalët përfundimtare, disa fjalë i thanë edhe dy prej të akuzuarve.

Dejan Pantiq, mohoi pjesëmarrjen e tij në organizimin e sulmin ndaj ndërtesës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Me të akuzuarit e tjerë asnjëherë nuk kemi qenë të shoqëruar, e asnjëherë nuk kemi pirë kafe së bashku, aq më pak të kemi kontakte përmes telefonit. Unë askënd nuk e kam lënduar, askënd nuk e kam sulmuar, me askënd nuk jam organizuar, por as nuk kam bashkëpunuR për të kryer ndonjë sulm”, ka thënë Pantiq.

E avokati i tij e kritikoi përmbajtjen e aktakuzës së prokurorisë, derisa tha se ka pasur presion në këtë çështje nga ana e ekzekutivit.

“Shumica e kanë paragjykuar dhe e kanë shpallur terrorist. Këtë e ka bërë në vazhdimësi ministri i punëve të brendshme. Kryeministri i Kosovës e ka akuzuar gjyqtarin e procedurës parapake dhe prokurorin të cilët kanë vendosur që arresti të ndryshohet në masë të arrestit shtëpiak. Aktakuza është shumë e dobët e paqartë, dhe e papranueshme. Është një prodhim i një hetuesie të dobët. Nuk ka asnjë provë qe Dejan Pantiq është i përfshirë në këtë sulm”, është shprehur Pantoviq

Fajësinë e mohoi edhe i akuzuari tjetër Aleksandër Vlajiq.

“Nga fillimi i kësaj procedure unë e flas vetëm të vërteën dhe asgjë tjetër. Nuk i kam kryer këto vepra penale qe përshkruhen në këtë lëndë. Nuk kam qenë i përfshirë në këto sulme të ndodhura në këtë datë. Nuk kam qenë pjesë e grupit dhe nuk kam ndihmuar në këtë grup. Këtë e kanë dëshmuar dëshmitar të shumtë. Nuk kërkoj asnjë privilegj, kërkoj drejtësi”, ka thënë Vlajiq.

Edhe mbrojtja e Vlajiq dhe ajo e Momir Vakiq, kritikuan prokurorinë se ka ngritur aktakuzë pa prova.

“Fajësinë e Aleskandër Vlajiq, prokuroria e bazon në tre prova materiale. Ato tre prova materiale janë biseda në viber të Vlajiq. Këtë aktakuzë e ka karakterizuar pamjaftueshmëria e konkretizimit të saj. Prokuroria Speciale e ngarkon të mbrojturin tim për bashkëkryerje pa asnjë provë. Në shkresat e lëndës ndodhen shumë prova, por 99% prej tyre janë të lëndëve tjera”, ka thënë Deleviq.

“Këtë person nuk e ka parë askush aty ku ka ndodhur ngjarja”, ka thënë Vasiq.

Në këtë aktakuzë ndodhet edhe Millun Milenkoviq, por që ai dhe mbrojtja e tij, bashkë me prokurorinë, i kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare një seancë më herët.

Aktgjykimi për këtë rast, do të shpallet të hënën.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën