TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka pretendon familja Mataj nga Peja për pronën të cilën e shfytëzon nga vitet e 60-ta?

Familja Mataj nga Peja është në një kontest gjyqësor me komunën e Pejës, për pronën të cilën thonë se e shfrytëzojnë që nga vitet e 60-ta. Mataj po kërkojnë të drejtën e pronësisë absolute të pronës, të cilën komuna sipas tyre po dëshiruan t’ua marrë për të ndërtuar banesa. Në lidhje më këtë rast, komuna e Pejës ka zgjedhur heshtjen, duke mos marrë pjesë as në seanca gjyqësore.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
12 0
A A

Për këtë hapësirë të rrethuar me mur, në kontest gjyqësor janë familja Mataj dhe Komuna e Pejës.

Që nga viti 2022, përmes një padie Muhamet Mataj, po kërkon pronësinë absolute për truallin në të cilin jeton për gjashtë dekada me radhë.

Sipas avokatit të familjes Mataj, kjo padi është e bazuar në fitimin me parashkrim të ligjit për pronësi dhe të drejtat sendore.

“Këtu në fakt kemi të bëjmë me ushtrimin e të drejtës së pronësisë duke besu që është e tija për gjashtëdhjetë vite me radhë. Dhe natyrisht, që ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore e parasheh si institutin e parashkrimit fitues, ku thuhet decidivisht që kushdo që ushtron të drejtën e pronësisë duke besu që është e tija, shpallet pronar”, deklaroi avokati i familjes, Yll Xhiha.

Ligji në të cilin thirret pala paditëse, parasheh kohën prej njëzet vitesh që një pronë të kalojë të pronësi të dikujt me mirëbesim.

Personi i cili me mirëbesim e ka njëzet (20) vjet në posedim të pandërprerë një paluajtshmëri ose një pjesë të saj, e fiton pronësinë në të.

Fatmire Mataj Vokshi, thotë se kjo është përmbushur pasi në këtë pronë, familja e saj jeton që nga vitet e 60-ta.

“Këtu kena ardhë qe gjashtëdhjetë vjet. Baba jem u ardhë, se e ka pasë shtëpinë atje te “Xhemal Kada”, e i kanë thanë “Sadik, duhesh me leshu atje për m’e ardhë këtu se bjen shkolla “Xhemal Kada”. Unë jam dëshmitare e gjallë, se jam lind e jam rrit qetu. Masnej, baba jem ka pagu me rata, plus asaj ka pagu, ka pagu se gjashtëdhjetë vjet nuk t’len komuna këtu pa pagu diçka”.

Bazuar në këtë, avokati Xhiha argumenton se pse prona duhet t’i njihet familjes Mataj.

“Paditësja kërkon që t’i njihet e drejta e pronës dhe komuna të largohet nga linçimi i tyre si uzurpatorë. Nuk mund t’i shpallë askush njerëzit uzurpatorë në mënyrë arbitrare. Këta kanë pasur dokumente pronësore, kanë pasë gjithashtu edhe faturat e shërbimit të cilat u kanë ardhur në emrat e tyre. Dhe domethënë është një bazë juridike e tyre që ta fitojnë të drejtën e pronësisë”, deklaroi avokati.

Sipas saj, komuna e Pejës po kërkon që t’ua marrë pronën që të ndërtojë banesa, ani pse ndërtimet e tilla janë kundërshtuar nga banorët e të gjithë lagjes.

“Kollaj me fukara, çka po don me bo, don me bo banesa, kur krejt mahalla thojnë s’dojmë banesa”, deklaroi banorja.

Për herë të parë pas tre vitesh që nga ushtrimi i padisë, këtë muaj janë zhvilluar dy seanca.

Në seancën e fundit të mbajtur më 6 nëntor, palët dolën në teren bashkë me ekspertin gjyqësor të gjeodezisë.

Në këto të dy seanca prezente nuk ishte përfaqësuesi i komunës, si palë e paditur.

Në lidhje me këtë proces gjyqësor dhe pretendimet e familjes Mataj, televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Pejës, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

 

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës

Parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Suarez mund të bashkohet me Messin te Miami

Suarez drejt largimit nga Inter Miami

Botërori merr formë, kush janë 42 ekipet që janë kualifikuar deri më tani në Kupën e Botës 2026/ Mungojnë vetëm 6 nga play off-et

FIFA me një rregull të ri për Botërorin 2026

Araujo i jep dritën jeshile transferimit te gjiganti i Serie A

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike

S’ka dritë për Neymarin, pëson lëndim të rëndë dhe rrezikon Botërorin 2026

Neymarit i duhet operimi

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi e shet amerikanin Warrick në Izrael

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën