TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka deklaruar se programi i këtij subjekti politik për zgjedhjet e 12 tetorit është një program gjithëpërfshirës, që synon t’i adresojë nevojat e të gjitha shtresave të qytetarëve të qytetit.

Shabani ka theksuar se programi i PDK-së përfshin fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, bujqësia, kultura, sporti dhe të gjitha sektorët tjerë jetikë për zhvillimin e komunës.

Në fushën e arsimit, Shabani ka premtuar fillimin e mësimit tërëditor, si një zgjidhje për numrin e vogël të nxënësve dhe për eliminimin e klasave të kombinuara.

“Në arsim e kemi programin për zhvillimin e mësimit tërëditor. Ky hap do të ndërmerret nga komuna për shkak të numrit të vogël të nxënësve dhe për ta zgjidhur problemin me klasat e kombinuara që i kemi në komunën e Gjakovës”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Në shëndetësi, ai ka premtuar zgjerimin e punës 24-orëshe edhe për dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Po ashtu, në kuadër të mirëqenies sociale, Shabani është zotuar për një subvencion prej 250 eurosh për çdo lindje në këtë komunë.

“Te shëndetësia dhe mirëqenia sociale na duhet të bëjmë më shumë. Do ta zgjerojmë punën 24 orë edhe për dy qendrat tjera të mjekësisë familjare në qytet. Ndërkaq, tek mirëqenia sociale, do të mbështesim familjet që gëzojnë lindjen e fëmijëve me nga 250 euro për çdo fëmijë”, ka premtuar Shabani.

Ndërsa sa i përket zhvillimit ekonomik, ai ka bërë të ditur se fokusi i tij do të jetë krijimi i tri qendrave multifunksionale, të cilat sipas tij, do të përfshijnë hapësira afariste dhe mbështetje logjistike nga komuna.

“Këto qendra do të kenë gjithashtu kabinete të ndryshme nga sektorë të ndryshëm, ku të rinjtë, nxënësit dhe studentët e Gjakovës do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, si dhe të nxisin dhe realizojnë idetë e tyre për biznese”, ka bërë të ditur Shabani./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Prokuroria autorizon Policinë për hetimin e njehsorëve të KEDS-it

Prokuroria autorizon Policinë për hetimin e njehsorëve të KEDS-it

Çfarë po prodhon gjykimi në mungesë?

24 vjet burgim për Valon Aliun i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Nis seanca e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës

Nis seanca e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Sulmuesi Brajan Gruda i ‘mbyll derën’ Shqipërisë: Prioritet mbetet Gjermania

Sulmuesi Brajan Gruda i ‘mbyll derën’ Shqipërisë: Prioritet mbetet Gjermania

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Prokuroria autorizon Policinë për hetimin e njehsorëve të KEDS-it

Prokuroria autorizon Policinë për hetimin e njehsorëve të KEDS-it

Përkrahje për kapitenin e Kosovës edhe nga Prizreni – Kajdomçaj: “Krenar me Ty Vedat”

Përkrahje për kapitenin e Kosovës edhe nga Prizreni – Kajdomçaj: “Krenar me Ty Vedat”

Çfarë po prodhon gjykimi në mungesë?

24 vjet burgim për Valon Aliun i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën