TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka ndodhi në takimin mes Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit?

Para seancës, u zhvillua një takim në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit. Ky takim nuk pati marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën në Kuvendin e Kosovës. Pas takimit që zgjati mbi një orë, Krasniqi tha se kanë kërkuar ndryshimin e emrit të kandidates për krye-kuvendare nga LVV-ja, Albulena Haxhiut.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
1 0
A A

Para orës tetë e tridhjetë erdhi në Kuvendin e Kosovës.

Këtu, në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti e priti në takim të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Në sallën 204, u ulën përballë njëri tjetrit.

Mirëpo, derisa gazetarët morën pamje nuk shkëmbyen as fjalë e as shikime.

Takimi zgjati më shumë se një orë, e detaje nga ai dha vetëm Krasniqi.

Ai tha se nuk ka marrëveshje PDK-VV.

“Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, u shpreh Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kërkesë e PDK-së ka qenë të ndërrohet emri i kandidatit.

“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri. Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi, të mendohet një kandidat tjetër”, tha kryetari i PDK-së.

Në këtë takim, i ftuar ishte edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Por ky i fundit për të dytën herë e refuzoi thirrjen e Kurtit.

E për këtë dha një sqarim në rrjetin social Facebook.

“Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund! Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më pare”, ka shkruar ai.

Për takimin sy më sy me Krasniqin nuk foli kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën